Celebrity Style

Rihanna duket WOW, teksa pozon për koleksionin e ri të Savage x Fenty

Shkruar nga Anabel

11 Korrik 2023

Rihanna duket WOW, teksa pozon për koleksionin e ri të Savage x Fenty
Instagram

Rihanna duket një yll me intimot e reja të markës së saj, Savage x Fenty. Ajo ka prezantuar koleksionin e ri në një seri fotosh, ku promovon lingerie-t e reja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Riri, 35 vjeç, zgjodhi të pozonte me një palë intimo në ngjyrë rozë, duke kompletuar veshjen me stiletto dhe bizhuteri ngjyrë ari.

Muajin e kaluar, Riri njoftoi fansat se do t’ia kalonte stafetën e drejtimit të Fenty-t CEO-s së re, Hillary Super.

Ndërkohë, Forbes e ka renditur këngëtaren si miliarderen e dytë self-made në Amerikë, me një pasuri prej 1.4 miliardë dollarësh. Suksesi i Riri-t vjen si rrjedhojë e aksioneve në Savage x Fenty; markës së saj Fenty Beauty; performancës së saj në Super Bowl, si dhe fitimprurjes nga videot muzikore.

Rihanna është nëna e një djali, të quajtur Rza, si dhe në pritje të ëmbël me bebushin nr.2 me reperin A$AP Rocky.

Artikuj të sugjeruar: