Lidhja e re e Loredanës me me futbollistin gjerman Karim Adeyemi sigurisht që ka rënë edhe në veshin e Mozzik, i cili e pati të pamundur të mos reagonte.
Reperi postoi një video ku duket sikur bëhet gati për një ndeshje të klubit gjerman të futbollit, Bayern Munich.
“Nga sot me Bayern-in” shkroi ai në një postim në Instagram.
Po, edhe? Siç mund ta keni lexuar, Karim-David Adeyemi, i dashuri i Loredanës, luan si sulmues për Dortmundin. Bayern dhe Dortmund njihen për rivalitetin e tyre që nga mesi i viteve ’90.
Në shumë komente, ndjekësit nuk i kanë pritur mirë postimet e Mozzik. “Më pëlqen që të acaron fakti që ajo më në fund është e lumtur pa ty,” shkroi dikush.
“Karim është 6 vjet më i vogël se ti dhe shumë më i matur. Po sillesh si 14 vjeç,” tha një tjetër. “Të sulmosh nënën e vajzës tënde. Sa gentleman je,” lexohet në një koment të radhës.
Më pas, në Instagram Story, Mozzik postoi një foto duke shkruar “merreni gjithçka me humor”.