Sex

Si ta bëni vaginën *edhe* më të lagur?

Shkruar nga Anabel

7 Korrik 2023

Si ta bëni vaginën *edhe* më të lagur?
@agencemargotder/ Pinterest

"Lëngu" është "vetëm një nga mënyrat me të cilat trupi dhe mendja juaj flasin më njëri-tjetrin", thotë dr. Christine Greves, gjinekologe dhe seksologe. "Ndonjëherë ajo bisedë mes trurit dhe trupit mund të ketë nevojë për pak ndihmë që 'të rrjedhë' si duhet."

Nëse zakoisht aty poshtë duket më thatë se në shkretëtirë, ekspertët rekomandojnë prej kohësh lubrifikantët artificialë. Ka shumë lloje!

"Kur keni dyshime apo pasiguri, lubrifikantët me bazë uji janë zgjedhja më e mirë. Megjithatë, ato thithen shumë shpejt nga lëkura, prandaj do duhet ta riaplikoni, por të paktën nuk do stresoheni për çarcafë me yndyrë." 

Sidoqoftë, lubrifikantët nuk janë zgjidhja e vetme. Ju mund të provoni edhe një krem hidratues vaginal, që është veçanërisht i popullarizuar dhe i rekomanduar gjatë menopauzës, pasi ndryshimet hormonale shpesh shkaktojnë tharje.

"Nëse thatësia është e lidhur me hormonet, për shembull nga një rënie e estrogjenit pas menopauzës, njerëzit mund të marrin në konsideratë kremra dhe supozitorë hormonalë", thotë dr. Leslie Meserve, gjinekologe.

Nëse nuk jeni aq e lagësht sa do donit të ishit, gjithmonë mund të shtoni më shumë. Mos harroni se kryerja e marrëdhënieve skesuale pa lubrifikim të mjaftueshëm mund të çojë në çarje, dhimbje dhe dëmtim të lëkurës delikate në vulvë dhe vaginë. Pra, nuk ka asnjë arsye për të mos e ndihmuar trupin tuaj, kur keni mundësi! 

Sigurohuni ta bëni çdo eksperiencë intime, më të mirë se ajo paraardhësja.

Artikuj të sugjeruar: