Selena Gomez postoi disa foto dhe menjëherë njerëzit, përpos komplimenteve, e akuzuan këngëtaren dhe aktoren për editimin e fotove, si dhe për dramën me Hailey Bieber.
View this post on Instagram
Shumë komentues u shprehën se Sel është “mbretëresha e manipulimit”, e quajtën atë “të fiksuar me gruan e tjetrit”, si dhe vunë në dukje se këngëtarja ka edituar fotot, ndërkohë që i jep shumë rëndësi pranimit të vetes dhe trupit, pa filtra.
“Mjaft luajte viktimën”, shkroi dikush.
“Filtrat janë çmenduri. A nuk mbështet “body positivity”?, komentoi dikush tjetër.
“Ok, mendoj se Selena është e bukur, por hë tani, fytyra e saj është më rrumbullake se kaq”.
Njerëz të tjerë komentuan emoji gjarpri.
Rishtazi, Sel është përfshirë në një tjetër dramë, pasi ka hequr nga Instagram-i Zendaya, motrat Hadid dhe Zayn Malik (me të cilin thuhet se ka dalë për disa muaj). Njerëzit patën disa aludime dhe teori për arsyen pse Sel e ka ndërmarrë këtë veprim, ndërsa burime pranë saj thanë “se s’ka asgjë personale” me V.I.P-at që ka hequr nga rrjeti social.
Artikuj të sugjeruar:
- Hailey Bieber flet për narrativën që interneti krijoi për të dhe Selena Gomez
- Mund të kemi një arsye se pse Selena hoqi nga Instagram-i Zayn, Bella, Gigi dhe Zendaya
- Ç’po ndodh? Selena heq nga Instagram-i Dua Lipën, motrat Hadid dhe Zayn Malik
- Rinis drama Hailey-Selena? Modelja u kërkon njerëzve të mos shkruajnë komente në emër të saj