Celebrity

Hailey Bieber flet për narrativën që interneti krijoi për të dhe Selena Gomez

Shkruar nga Anabel

1 Korrik 2023

Hailey Bieber flet për narrativën që interneti krijoi për
Hailey Bieber ka folur hapur për rolin e fansave në krijimin e një narrative “të shtrembëruar dhe të përjetësuar, e cila mund të jetë shumë e rrezikshme” dhe që lidhet pikërisht me dramën online mes saj dhe Selena Gomez.

Modelja 26-vjeçare tregoi për “The Circuit With Emily Chang” se “përplasja” e saj me Selena Gomez është totalisht e krijuar dhe u kërkoi fansave që t’i japin fund komenteve dashakeqe, apo edhe bullizmit online.

“Nuk mendoj se ka të bëjë me mua si Hailey Bieber dhe me Selena Gomez. Nuk ka të bëjë me vendosjen e dy grave kundër njëra-tjetrës dhe përçarjen mes tyre. Ka të bëjë me një urretje të ndyrë, të neveritshme që mund të vijë nga narrative të sajuara, të shtrembëruara dhe të përjetësuara”, u shpreh ajo, referuar debatit online që ka ekzistuar pre vitesh, ku fansat e Selena-s pretendojnë se Hailey “e mori” Justin prej këngëtares, sepse ata u fejuan disa muaj pasi Justin u nda nga Sel. Hailey shtoi se e gjithë kjo narrativë mund të bëhet jashtëzakonisht e rrezikshme.

Hailey dhe Selena u përfshinë në një dramë online, në të cilën ato reaguan vetëm në fund, për t’i vënë kapakun gjithë vrullit të komenteve dhe gjuhës së urrejtjes.

Në mesin e këtij muaji, Hailey bëri një tjetër thirrje për ndjekësit e saj dhe u kërkoi atyre të mos shkruanin komente negative dhe dashakeqëse në emrin e saj.

“Nëse po shkruani një koment negativ dhe të vrazhdë në emrin tim në postimet e dikujt, dijeni që unë nuk e dua diçka të tillë, nuk do t’i mbështes kurrë komentet me gjuhë urrejtjeje, negativiteti dhe ligësie. Duke e bërë këtë, nuk më mbështesni. Nëse po merrni pjesë në këtë kulturë, unë nuk dua të jem pjesë e saj. Ju lutem, jini të sjellshëm, ose mos thoni asgjë”, deklaroi modelja përmes një postimi në Instastory, pasi fansat e të dy vajzave rinisën të përplaseshin me komente nëpër rrjetet sociale të Hailey dhe Selena.

Artikuj të sugjeruar: