Metropolitan

'Persepolis', një portret i paharrueshëm i jetës në Iran

Titulli: Persepolis   

Titulli në origjinal: Persepolis  

Autori: Marjane Satrapi  

Përktheu: Edmond Tupja  

                Mirela Kumbaro  

Zhanri: Roman me vizatime  

Data e botimit: Prill, 2015  

Numri i faqeve: 352  

Çmimi: 1200 lekë  

Koleksioni: Lotus   

Libri me një fjali  

“Persepolis” është një libër pjesërisht me përralla, pjesërisht historik, thellësisht i ndjerë dhe personal, befasues siç mund të jenë vetëm historitë e vërteta.  

Informacion i përgjithshëm rreth librit   

“Persepolis” paraqet një portret të paharrueshëm të përditshmërisë dhe kontrasteve trullosëse midis jetës publike dhe private në Iran. Sytë fëmijëror të autores bëhen dëshmitarë të perandorëve të rrëzuar, të fshikullimeve të sanksionuara nga shteti dhe të luftëtarëve martirë. Autorja-personazh arratiset dhe rikthehet përsëri në një tentavitë të pashterur për të pohuar individualitetin e saj kundrejt absurditetit konformues. Imtësisht personal, thellësisht politik dhe tërësisht origjinal, “Persepolis” është njëkohësisht historia e një rebelimi dhe një kujtesë e kostos së luftës dhe represionit politik. Na tregon se si mund të mbijetojmë, duke qeshur e duke qarë, përballë absurditetit. Kjo autobiografi mbresëlënëse ilustron falimentimin moral të dogmës politike dhe të ekstremizmit fetar duke treguar, jo vetëm se si këto vënë nën zgjedhë dhe vrasin, por edhe se si përqeshen nga rebelimet individuale të shpirtit dhe intelektit. Gjithashtu, na prezanton edhe një vajzë të vogël pas të cilës dashurohen të gjithë.  

Përzierja e historikes me personalen nuk është asnjëherë një detyrë e thjeshtë, përzierja e individuales me universalen është edhe më e vështirë. Por Marjanë Satrapi ia ka dalë mbanë në mënyrë të shkëlqyer. Ky roman grafik është një kujtesë e shpirtin njerëzor që lufton kundër nëpërkëmbjes dhe vdekjes, është një dëshmitar i diçkaje të vërtetë dhe jetëgjatë që ndikon më shumë sesa qindra trasmetime lajmesh.  

Publiku i interesuar  

Për atë që janë kureshtarë dhe duan të zbulojnë një zhanër të ri, për ata që duan të kuptojnë diçka më shumë nga historia e Lindjes së Mesme, për ata që duan të kuptojnë nga vjen fundamentalizmi dhe natyrisht, për të gjithë ata që duan të lexojnë një histori mbresëlënëse, nga e cila mund të mësohet shumë.  

Kritika dhe çmimet  

Një nga librat e shquar (Notable Book) të gazetës New York Times  

Comix-i më i Mirë i Vitit” sipas revistës Time  

Bestseller i gazetave San Francisco Chronicle dhe Los Angeles Times  

Një nga shembujt më të këndshëm të një zhanri postmodern në zhvillim të madh: autobiografia nëpërmjet një libri me vizatime. ... Vallëzon me dramën dhe zgjuarsinë moskokëçarëse.  

The New York Times Book Review  

Kujtimet e një vajze që rritet në Iranin revolucionar, “Persepolis” ofron një vështrim të veçantë mbi një mënyre jetese pothuajse të panjohur dhe tërësisht të paarritshme. [...] Që Satrapi zgjedh ta tregojë historinë e saj të mrekullueshme nëpërmjet një libri madhështor me vizatime, e bën atë tërësisht të veçantë dhe të domosdoshëm.  

Time  

Me një thjeshtësi të fuqishme, kjo vepër i bashkohet kujtimeve të tjera që përdorin vizatimet për ta kthyer të pamendueshmen në të zakonshme.   

Publishers Weekly  

Kujtime grafike të shkëlqyera dhe të pazakonta... me një zë të padjallëzuar... i shoqëruar me një sërë vizatimesh bardhezi, që ilustrojnë në mënyrë dramatike se si një regjim represiv deformon jetët e zakonshme.  

Vogue  

Ka shumë mundësi që do të argëtoheni shumë për të kuptuar se sa keni mësuar derisa të mbërrini në faqen e fundit. 

Elle.com

Nuk keni parë kurrë asgjë si “Persepolis”, intimiteti i kujtimeve, tërheqja e një libri me vizatime dhe thellësia politike e një konflikti midis fundamentalizmit dhe demokracisë. Marjane Satrapi mund të na ketë dhënë një zhanër të ri.   

Gloria Steinem  

Një triumf... [...] “Persepolis” është një nga ato romane grafike që janë të aftë të joshin edhe ata më alergjikët ndaj këtij zhanri. Mjeshtëria e penës së autores na lejon ta përjetojmë historinë nga pikëpamja e familjes së saj, me ironi dhe ëmbëlsi.  

Liberation  

Me gjithë zymtësinë, Satrapi nuk bie kurrë pre e sensacionalizmit apo sentimentalizmit. Duke paraqitur mjeshtërisht pikëpamjen e një fëmije mbi luftën dhe idealet që ndryshojnë, ajo tregon edhe jetën e përditshme në Teheran, krenarinë e familjes së saj dhe dashurinë për vendin e tyre, paçka kohërave të trazuara. Fuqimisht i thjeshtë, kjo vepër i bashkohet autobiografive të tjera, që e përdorim grafikën për ta bërë të pamendueshmen, të zakonshme.  

Publishers Weekly  

Mbi autoren  

Marjane Satrapi ka lindur në Rasht, Iran. Ajo tashmë jeton në Paris, ku edhe shkruan për revista dhe gazeta në të gjithë botën, duke përfshirë këtu edhe The New Yorker dhe The New York Times. Ajo është edhe autorja e Embroideries (Dantellat), Chicken with Plums (Pulë me kumbulla) si dhe e shumë librave për fëmijë.   

Satrapi mori famë botërore falë romanit grafik “Persepolis”. Ajo fitoi çmimin e veprës më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Grafikës në Angoulême në 2004 për “Dantellat”. Në 2006, Sony Pictures Classics e transformoi romanin e saj “Persepolis” në një film vizatimor. I shkruar dhe drejtuar nga Vincent Paronnaud në bashkëpunim me Satrapi-n, filmi rreshton zërat e Chiara Mastroianni, Catherine Deneuve, Danielle Darrieux dhe Simon Abkarian.   

Fragmente nga libri  

1- Sa qejf ishte kur shihje se Marksi i ngjante Zotit. Ndoshta Marksi i kishte flokët pak më kaçurrelë.  

2- Regjimi e kishte kuptuar se dikush që dilte nga shtëpia duke pyetur veten:  

I kam pantallonat mjaft të gjata?  
E kam vënë mirë shaminë?  
A bie në sy grimi im?  
A do të më kamxhikojnë?  

S’pyeste më:  

Ku është liria e mendimit?  
Ku është liria e fjalës?  
A jetohet kështu?  
Ç’ndodh me të burgosurit politikë?  

3- Kur ke frikë,   humb nocionin e analizës dhe të reflektimit. Frika të paralizon. Le që frika gjithnjë ka qenë në thelb të shtypjes në të tëra diktaturat.  
Logjikisht, të mos i fshihje flokët ose të grimoheshe, u kthyen në akte rebelimi.  

4- Lufta të kap gjithnjë në befasi! 

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb