Celebrity

Mund të kemi një arsye se pse Selena hoqi nga Instagram-i Zayn, Bella, Gigi dhe Zendaya

Shkruar nga Anabel

27 Qershor 2023

Mund të kemi një arsye se pse Selena hoqi nga Instagram-i Zayn, Bella,
Instagram

Selena vijon të shkaktojë drama dhe rishtazi, u ka bërë unfollow: Zayn Malik (me të cilin ka thashetheme se ka qenë e lidhur), Bella dhe Gigi Hadid, Zendaya dhe Dua Lipës, së cilës i bëri sërish follow.

Një burim tha për People se nuk ka asnjë sherr me personat që ka ndaluar së ndjekuri në Instagram dhe kaq, asnjë informacion më shumë. Domethënë, përkufizimi i “asgjë personale” në këtë rast.

Por, për veprimin e Selena-s ekzistojnë disa spekulime dhe disa njerëz thonë se Sel ka nisur maratonën e heqjes nga Instagram-i sepse është zënë me këta njerëz, ndërsa nëse i referohemi intervistës që aktorja dhe këngëtarja ka dhënë për Vanity Fair, ajo u qëndronte larg komenteve në rrjetet sociale dhe as që e ka fare Instagram-in si aplikacion në telefon.

Pra, në fakt, mund ta kenë problemin ata që menaxhojnë llogarinë e Selena-s në Instagram, ku i dihet…

Artikuj të sugjeruar: