Njerëzit kanë shpërthyer në kritika ndaj Romeo Veshajt dhe Ledri Vulës, për faktin që në bashkëpunimin e tyre “E keni dit” nuk kanë përmendur emrin e një artisti.
Një pjesë e këngës këndohet nga Klement Selita, një adoleshent i komunitetit rom, i cili nuk përmendet në titull,
por vetëm te pjesa poshtë këngës në YouTube.
“Përherë keni përfitur nga talentet e vërteta. Ta dini veç për Klementin dëgjohet kënga,” shkruan dikush. “E çuditshme që s’ia keni vendosur emrin, kur në fakt më shumë se gjysmën e këngës e këndon ai,” thotë një tjetër. “Për çfarë arsye nuk shkruhet emri i djaloshit? Turp” lexohet në një koment të radhës. “As në 5 sekonda në klip nuk e nxorët. Turp për këtë mungesë respekti.”
Në shumë komente, njerëzit i kanë akuzuar për “diskriminim racor”. Ledri dhe Romeo nuk kanë reaguar.