Mozzik vijon të na çudisë me postimet e tij në Instastory dhe këtë herë, ka publikuar një seri me “lajme”, të cilat na bënë lëmsh.
Së pari, reperi shkroi se ka mundësi të martohet prapë këtë verë dhe postimin e shoqëroi me një emoji me unazë.
Më pas, shtoi se ekziston edhe mundësia që të bëhet prapë baba.
Na “tregoi” pak edhe mbi “nusen e ardhshme”, duke thënë se ka mbi 2 milionë ndjekës në Instagram.
Më pas shtoi: “E dyta, e vërteta”, me një emoji zogu.
E në fund, “Faleminderit Zot për gjithçka”.
Tani, duke marrë parasysh historikun e postimeve të tilla nga Mozzik, i cili ka një mënyrë të vetën për të promovuar këngët e ardhshme, mendojmë se pikërisht për këtë bëhet fjalë.
Sa për rikujtesë (jo për të provuar që ka shumë gjasa të kem të drejtë, aspak), këtë taktikë zgjodhi Mozzik edhe për të lajmëruar se do të vinte në një bashkëpunim me Ledrin dhe e ktheu Instagram-in në një dyqan rrobash dhe aksesorësh për bebe.
Gjithsesi, mbetet për t’u parë.