Lifestyle

Si ta mbani shtëpinë të freskët, pa kondicioner

Si ta mbani shtëpinë të freskët, pa kondicioner

Pavarësisht nëse jeni pa energji elektrike, ndodheni në një dhomë pa kondicioner ose jeni duke u përpjekur të kurseni para, ka mënyra për t'u ndjerë disi më freskët pa ftohje artificiale.

Trupi nuk duhet të jetë shumë i nxehtë për një kohë të gjatë, pasi nxehtësia e tepërt mund të dëmtojë trurin dhe organet e tjera, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA. Djersitja është sistemi natyror i ftohjes së trupit, por kur kjo nuk mjafton. Prandaj lexoni në vijim disa këshilla të vlefshme:

Hidratohuni: Kur jeni të nxehtë dhe të skuqur, hidratimi është hapi i parë dhe kryesor për t'u freskuar.

Bëni dush me ujë të ftohtë: Një dush i ftohtë ndihmon në ftohjen e trupit duke ulur temperaturën. Për një ndjesi më të freskët, provoni sapun ose shampo me mente – mentoli në vajin e mentes aktivizon receptorët që i tregojnë trupit se diçka që po hani ose ndjeni është e ftohtë.

Vendosni kompresa të ftohta në qafë ose kyçet e duarve: Këto pika pulsi janë zona ku enët e gjakut janë afër lëkurës, kështu që ju do të ftoheni më shpejt.

Përdorni freskuese: Vendosni freskuesen të drejtuar nga dritarja e dhomave për të nxjerrë ajrin e nxehtë.

Mbyllni perdet dhe grilat: Nëse keni dritare ku bie dielli, mbyllni perdet ose grilat për të mos lejuar nxehtësinë.

Flini me materiale të përshtatshme: Pambuku është një nga materialet më të mira për t’ju mbajtur freskët.

Mbyllni dyert e dhomave të papërdorura: Nëse askush nuk po përdor një dhomë që nuk ka ajrim ose ajër të freskët, mbyllni derën në atë zonë për të mbajtur ajrin e freskët të kufizuar vetëm në disa zona të shtëpisë.

Shmangni përdorimin e sobës/furrës: E gjithë nxehtësia jo vetëm që do i japë një ndjesi lodhjeje personit që gatuan në familje, por do rrisë dhe temperaturën e gjithë shtëpisë. Kërkoni për receta verore, të thjeshta dhe pa shumë mundim. 

Rrethohuni nga bimët: Nëse keni një hapësirë të vogël të lirë, tarracë, verandë apo ballkon, sidomos në pjesën e shtëpisë që është më e ekspozuar ndaj diellit, mbusheni me bimë. Ato do të shërbejnë si mburojë ndaj ngrohjes.

 

Burimet: CNN, Frugal Living NW/ artikulli i ripublikuar

REELS

Gjeni dikë që ju mban dorën, ecën krah jush dhe ju hap derën. #mosiulnistandardet

Rezultati 🎈🎈🎈🎈😭

Vajzat i bëjnë foto djemve të rastësishëm, i vënë në wallpaper dhe pastaj u kërkojnë t’ju bëjnë foto 😂

Propozimi që (s’)duam 😌

💃

Bad Bunny fut në xhep 👙 që i “dhuron” fansja 😌

Harrojini sherret që në mëngjes me kompanitë e taksive që s’erdhën kurrë në kohën kur i donim, tani merremi vetëm me aplikacionin e @speedtaxi24h . Ta dini ju sa pune na keni thjeshtuuuuuar!

Spotted: Emily në Venecia 🤩

Çdo muaj, Anabel e bën një xhiro nga @wellnessalbaniaclinic dhe kësaj radhe ndoqëm hap pas hapi kampionat e KF.Tirana.

Sozia e Justin Bieber, (shtiret sikur është ai), shpenzon 10 mijë $ në alkool dhe dhuron show në Las Vegas 🤣

How to keep the house cool, without air conditioning

Si ta mbani shtëpinë të freskët, pa kondicioner

Whether you're without power, in a room without air conditioning, or trying to save money, there are ways to feel a little cooler without artificial cooling.

The body should not be too hot for too long, as too much heat can damage the brain and other organs, according to the US National Institutes of Health. Sweating is the body's natural cooling system, but when it isn't enough. Therefore, read below some valuable tips:

Hydrate:  When you're hot and flushed, hydration is the first and foremost step to cooling down.

Take a shower with cold water: A cold shower helps to cool the body by reducing the temperature. For a cooler sensation, try peppermint soap or shampoo – the menthol in peppermint oil activates receptors that tell the body that something you're eating or feeling is cold.

Apply cold compresses to your neck or wrists:  These pulse points are areas where blood vessels are close to the skin, so you'll get cold faster.

Use air freshener: Place the air freshener facing the rooms window to exhaust the hot air.

Close the curtains and blinds: If you have windows where the sun shines, close the curtains or blinds to keep the heat out.

Sleep in the right materials: Cotton is one of the best materials to keep you cool.

Close the doors of unused rooms: If no one is using a room that has no ventilation or fresh air, close the door to that area to keep the fresh air confined to certain areas of the house.

Avoid using the stove/oven: All the heat will not only make the cook in the family feel tired, but it will also raise the temperature of the whole house. Look for summer recipes that are easy and effortless. 

Surround yourself with plants: If you have a small free space, terrace, porch or balcony, especially in the part of the house that is most exposed to the sun, fill it with plants. They will serve as a heat shield.

 

Sources: CNN, Frugal Living NW/ article republished