
Gjuha e trupit daton shumë më parë se të prodhoheshin veshjet apo produktet kozmetike, madje shumë më parë se njerëzit të kishin aftësinë të përdornin gjuhën e folur. Ndaj kjo metodë e komunikimit instiktiv është një faktor i rëndësishëm për mënyrën si na perceptojnë njerëzit.
Ja disa gjeste që s’duhet t’i bëni që sot e tutje në mënyrë që të dukeni sa më tërheqës.

Kur mbani dorën në mënyrë të tillë prapa shpinës, në një farë mënyrë jeni duke i dërguar një sinjal negativ të tjerëve, sepse këtë qëndrim e marrim zakonisht kur jemi të mërzitur apo të zemëruar. Sa më lartë ta kapni krahun, aq më i mërzitur do t’u dukeni njerëzve të tjerë.

Kryqëzimi i këmbëve tregon shpeshherë se ju as që e keni mendjen se çfarë po thotë tjetri. Nëse vendosni edhe duart në xhepa, atëherë zor se do dukeni këndshëm.

Duart e kapura si në foto gjithashtu nuk janë një gjest i denjë; duket sikur jeni duke i thënë bashkëbiseduesit: “Kjo gjë nuk është puna juaj!”.

Të mbajturit shpinën keq nuk është vetëm një pozicion i dëmshëm për shëndetin tuaj, por tregon se jeni i pafuqishëm dhe i pakënaqur me jetën.

Një buzëqeshje e zymtë mund të jetë fyese për shumë njerëz, sepse është një veprim, i cili perceptohet si sarkazëm nga ana juaj.

Një pjesë e mirë e njerëzve nuk e njohin këtë shenjë, por duhet të tregoheni të kujdesshëm gjithsesi. Nëse jeni ulur në tavolinë dhe bisedoni me dikë, mos e vendosni krahun si në foto. Duket sikur jeni duke thënë “Aman, mos flisni më!”.

Kjo më sipër ishte një pozë mjaft agresive dhe bëni mirë ta shmangni.

E bëjmë të gjithë, por rezulton se një veprim i tillë konsiderohet si shenjë mosrespekti.

Mos e mbuloni gojën me dorë kur flisni, sepse duket sikur jeni duke fshehur diçka. Gjithashtu kur mbuloni gojën mund të jetë e vështirë të kuptohet se çfarë po thua dhe kujt i pëlqen të përsërisë veten?
Burimi: Bright Side