Metropolitan

Një show i paharrueshëm: Ç’ndodhi në koncertin historik të Elvana Gjatës

Një show i paharrueshëm: Ç’ndodhi në koncertin
Photo Credit: Geljant Kaleci

Elvana Gjata, artistja e dy dekadave të fundit, mbajti koncertin e saj të shumpritur, “Dekada”, dje në stadiumin Air Albania , duke shënuar një moment historik në karrierën e saj. Koncerti, i cili dhuroi një super shfaqje përmes risive të teknologjisë, performancave fantastike të Elvanës dhe elementëve nostalgjikë, mrekulloi audiencën dhe vendosi të tjera standarde për koncertet e ardhshme.

Koncerti ishte një spektakël vizualisht i paparë. Skenografia ishte “stolisur” me inovacionet e fundit të teknologjisë, duke përfshirë edhe byzylykë për çdo të pranishëm, që sinkronizoheshin me dritat e skenës dhe krijonin një shfaqje magjepsëse me ngjyra.

Elvana hapi koncertin me “Kudo që jam” dhe më vonë falenderoi çdo kompozitor dhe producent që ka besuar dhe ka kontribuar në rrugëtimin e saj në industrinë e muzikës përgjatë dy dekadave.

Këngëtarja jo vetëm që mahniti audiencën me aftësitë teknike, por edhe kënaqi fansat besnikë përmes një programi që përfshinte edhe këngët më të vjetra, si “Mamës”, “Lejla”, “Me ty”, “Afër dhe larg”, “Puthe” etj., një mënyrë pë t'ië bërë homazh rrënjëve të saj muzikore.

Në skenë, Elvanës iu bashkuan emra si MC Kresha, Capital T, Ledri Vula, Dhurata Dora, Noizy, Yll Limani, Bardhi dhe DJ Dimmi-O. Përpos tyre, Elvana këndoi me të motrën, Migenën, bashkëpunimin e tyre “Vendi im”. Kjo ishte hera e parë që dy motrat ndanin skenën në një koncert të të tilla përmasave; sinergjia mes tyre emocionoi publikun.

Koncerti mori një kthesë të papritur kur një djalë i guximshëm zgjodhi t’i propozonte për martesë të dashurës. Para mijëra njerëzve, pak para se Elvana të performonte këngën “Si na”, e cila është kthyer në një hit mes të dashuruarve, ai u ul në gjunjë. Turma shpërtheu nga emocionet kur ajo tha “Po, pranoj!”.

Teksa koncerti arriti kulmin, Elvana Gjata e mbylli mbrëmjen me dy këngë të fuqishme që elektrizuan të gjithë stadiumin. Fillimisht këndoi këngën legjendare “Ani mori nuse” dhe më pas “Kuq e zi je ti”, dy këngë që ngritën peshë stadiumin.

“Faleminderit nga zemra! Ma keni dhënë dhënë sot aq shumë forcë e dashuri, që do ta kujtoj gjithë jetën. Këtë koncert ia dedikoj gruas shqiptare, por në veçanti vajzave më të vogla që janë duke nisur rrugëtimin e tyre. Mos u dorëzoni kurrë, asgjë nuk mund ta ndalë forcën tuaj dhe punën e palodhshme! Jeni e ardhmja! Ju dua.” – tha ajo pas koncertit.

Koncerti i shumëpritur i Elvana Gjatës rezultoi një ngjarje historike, lehtësisht i krahasueshëm me koncertet botërore, pasi jo vetëm që vendosi standarde të reja në vend, por forcoi edhe njëherë pozicionin e saj si superstar-i i dy dekadave.

Video nga koncerti:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vodafone Albania (@vodafonealbania)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

An unforgettable show: What happened at the historic concert of Elvana Tjata

Një show i paharrueshëm: Ç’ndodhi në koncertin
Photo Credit: Geljant Kaleci

Elvana Gjata, the artist of the last two decades, held her much anticipated concert, "Decade", yesterday at Air Albania Stadium, marking a historic moment in her career. The concert, which gave a super show through technological innovations, Elvana's fantastic performances and nostalgic elements, amazed the audience and set other standards for future concerts.

The concert was a visually unprecedented spectacle. The stage was decked out with the latest technological innovations, including wristbands for each attendee that synced with the stage lights and created a dazzling display of color.

Elvana opened the concert with "Kudo ħa jam" and later thanked every composer and producer who believed in and contributed to her journey in the music industry over two decades.

The singer not only amazed the audience with her technical skills, but also delighted her loyal fans through a program that included older songs, such as "Mama", "Lejla", "Me ty", "Afr dh larg", "Puthe" etc. ., a way to pay homage to her musical roots.

On stage, Elvana was joined by names like MC Kresha, Capital T, Ledri Vula, Dhurata Dora, Noizy, Yll Limani, Bardhi and DJ Dimmi-O. Besides them, Elvana sang with her sister, Migena, their collaboration "Vendi im". This was the first time the two sisters shared the stage in a concert of such magnitude; the synergy between them thrilled the audience.

The concert took an unexpected turn when a brave boy chose to propose to his girlfriend. In front of thousands of people, just before Elvana performed the song "Si na", which has become a hit among lovers, he got down on his knees. The crowd erupted with excitement when she said "Yes, I do!".

Teksa koncerti arriti kulmin, Elvana Gjata e mbylli mbrëmjen me dy këngë të fuqishme që elektrizuan të gjithë stadiumin. Fillimisht këndoi këngën legjendare “Ani mori nuse” dhe më pas “Kuq e zi je ti”, dy këngë që ngritën peshë stadiumin.

“Faleminderit nga zemra! Ma keni dhënë dhënë sot aq shumë forcë e dashuri, që do ta kujtoj gjithë jetën. Këtë koncert ia dedikoj gruas shqiptare, por në veçanti vajzave më të vogla që janë duke nisur rrugëtimin e tyre. Mos u dorëzoni kurrë, asgjë nuk mund ta ndalë forcën tuaj dhe punën e palodhshme! Jeni e ardhmja! Ju dua.” – tha ajo pas koncertit.

Koncerti i shumëpritur i Elvana Gjatës rezultoi një ngjarje historike, i krahasueshëm me koncertet botërore, pasi jo vetëm që vendosi standarde të reja në vend, por forcoi edhe njëherë pozicionin e saj si superstar-i i dy dekadave.

Video nga koncerti:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vodafone Albania (@vodafonealbania)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)