#1 - Nuk i kam thënë kurrë gruas sime se mamaja e saj u përpoq të bënte seks me mua. Në fillimet e martesës ne jetonim në një shtëpi sepse po kursenim para për të blerë një shtëpi tonën. Vjehrra ime atëherë ishte e divorcuar nga një martesë 28-vjeçare dhe pak e dehur. I premtova vetes se s'do flisja kurrë për këtë.
#2 - E dashura ime nuk i di gjithë detajet e fëmijërisë sime. Nuk guxoj t'i them asaj shumë për vuajtjet e mia si fëmijë sepse më duket se do ta bëj të ndihet keq, e mërzitur. Sidoqoftë, ajo situatë jetese më ka ndikuar në shumë mënyra gjatë jetës.
#3 - Unë ndoshta jam i varur prej saj në këtë pikë.
#4 - Nuk i them dot se s'ka asgjë që më pëlqen tek vetja dhe nuk e di se çfarë sheh ai tek unë.
#5 - Tani është ish-e dashura, por kur më ka pyetur nëse mund t'i tregoja diçka sekrete i thashë se nuk kam. Në fakt, e gënjeva sepse e vërteta është që gjyshja ime më ka ngacmuar dhe abuzuar seksualisht kur kam qenë adoleshent. Nuk i kam treguar kurrë askujt.
#6 - Shëndeti im në rënie dhe varësia e përditshme nga droga. Do të doja të mos kisha qenë aq i mirë në fshehjen e këtyre gjërave. Kisha vërtet nevojë për ndihmë.
#7 - E urrej që më krahason vazhdimisht me ish-bashkëshortin e saj.
#8 - Nuk jam i sigurt nëse e dua me të vërtetë, apo thjesht nuk dua të jem vetëm dhe përtoj të filloj një lidhje të re nga e para.
#9 - Unë vuaj nga depresioni kronik. Ai është shumë i mirë dhe më mbëshet por kam frikë ta ngarkoj më shumë. I mbaj për vete mendimet dhe ndjenjat e errëta që më vijnë në mendje gjatë gjithë kohës.
#10 - Kam sulme ankthi kur ai është larg. Ne shpesh bëjmë shaka me të tilla gjëra, por kjo s'është e tillë.
#11 - Ajo nuk e di se sa i keq kam qenë para se ta takoja. E di që kam patur probleme me drogën, por nuk di detajet e shthurjes në të cilën u futa dhe gabimet që bëra.
#12 - Babai i saj më tha se nëse mund të kthehej pas në kohë, s'do kishte dalë kurrë me nënën e saj dhe nuk do të kishte fëmijë me të.
#13 - Ne jemi të divorcuar tani, por disa vjet më parë, fjeta me kushërirën e gruas time një natë kur ajo ishte në qytetin tonë dhe gruaja ime ishte në punë. Ne u ndamë sepse ajo më tradhtoi, disa herë, kështu që nuk ndihem keq për këtë.
#14 - Unë kam probleme të rënda me kockat. Kam një dhimbje të tmerrshme që veç sa përkeqësohet. Dua të flas me bashkëshortin, por s'dua që ai të kthehet në kujdestarin tim. Sidoqoftë, me ndihmën e një terapisteje, po mendoj ta zgjidh këtë çështje dhe ai të di gjithçka, pa u ngarkuar emocionalisht.
#15 - Ajo s'e di se sa i trishtuar jam kur nuk e kam pranë. Kur kam atë, humbas interesin për gjithçka tjetër.
#16 - Ka kohë që po planifikoj të ndahem. Ne kemi qenë herë të lidhur e herë të ndarë me njëri-tjetrin për 5 vite, por mendoj se kësaj radhe nuk ka më kthim pas.
Burimi: Buzz Feed