News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ndërron jetë në burg kritiku i Vladimir Putin

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shërbimi i burgjeve në Rusi njofoi se kritiku dhe kundërshtari që kishte shprehur hapur mendimin e tij kundër Putin, Alexei Navalny, ndërroi jetë më 16 shkurt. Sipas deklaratës, ai nuk u ndje mirë dhe ndërroi jetë pas një shëtitjeje, duke humbur vetëdijen.

Raportimet nga shërbimi i burgjeve pretenduan se në vend mbërriti ekipi mjekësor i institucionit, u thirr edhe urgjenca, u kryen të gjitha procedurat e nevojshme, të cilat fatkeqësisht nuk dhanë rezultat.

Ai u arrestua në 2021-shin, pasi mori veten nga një tentativë helmimi dhe u dënua me 19 vjet burg dhe u shpall fajtor për krijimin e një grupimi ekstremist, mbështetjen dhe financimin e aktivistëve e krimeve të ndryshme.

Për vdekjen e Alexei, njerëzit dhe shtete të ndryshme kanë akuzuar Vladimir Putin, ndërsa në Rusi kanë nisur nderimet për të ndjerin.

Njerëzit nderojnë Alexei Navalny

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Në pjesën e jashtme të ambasade ruse në Londër, njerëzit ndezën qirinj dhe vendosën lule për të ndjerin Alexei Navalny, i cili ndërroi jetë në burg. Rusët shprehën dhimbje, zhgënjim, por edhe shpresë për një të ardhme më të mirë dhe jo totalitare për vendin e tyre.

Gjithsesi, edhe ndjesia e zemërimit ishte e përbashkët, pasi Alexei ishte ndër të vetmit kundërshtarë të Putin që ndërmori hapa konkretë për të rrëzuar sistemin e presidentit aktual. Vdekja e tij vjen 1 muaj para zgjedhjeve në Rusi, (17 mars) në të cilat Putin, sigurisht, ka mbështetje të gjerë.

Gaza: Mbi 28 mijë palestinezë janë vrarë dhe mbi 68,000 janë lënduar gjatë luftës me Izraelin

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ministria e shëndetësisë palestineze ka publikuar shifrat e palestinezëve të vrarë dhe të plagosur në sulmet izraelite, të cilat kanë bombarduan Gazën qysh prej 7 tetorit. Sipas ministrisë, vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 112 palestinezë. Në total,  28,775 palestinezë janë vrarë dhe 68,552 janë plagosur.

Numri pritet të rritet ndërsa ushtria izraelite po sulmon Rafah, vendin ku strehohen më shumë se 1.4 milionë palestinezë.

Volodymyr Zelensky do të nënshkruajë marrëveshje sigurie me Gjermaninë dhe Francën

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ukraina, Franca e Gjermania do të nënshkruajnë një marrëveshje sigurie, në kuadër të punës që qeveria ukrainase po bën për të fituar mbështetjen perëndimore në luftën dyvjeçare kundër Rusisë.

Zyrtarët respektivë do të takohen në Paris, ku bashkë me Emmanuel Macron do të firmosin marrëveshjen, ndërsa Zelenskyy do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, një mbledhje vjetore e zyrtarëve të lartë të sigurisë dhe politikës së jashtme.

 

REELS

Java e Modës: Vajzat në rrugët e Milanos shkëlqejnë ✨ 🤩

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

News in minutes: What's happening in the world

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

The critic of Vladimir Putin dies in prison

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Russia's prison service announced that outspoken anti-Putin critic and opponent Alexei Navalny died on February 16. According to the statement, he did not feel well and passed away after a walk, losing consciousness.

The reports from the prison service claimed that the institution's medical team arrived at the site, the emergency was also called, all the necessary procedures were performed, which unfortunately did not yield results.

He was arrested in 2021 after recovering from an attempted poisoning and was sentenced to 19 years in prison after being found guilty of creating an extremist group, supporting and financing activists and various crimes.

For the death of Alexei, people and different countries have accused Vladimir Putin, while in Russia tributes have started for the deceased.

People respect Alexei Navalny

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Outside the Russian embassy in London, people lit candles and laid flowers for the man Alexei Navalny, who died in prison. Russians expressed pain, disappointment, but also hope for a better and non-totalitarian future for their country.

However, the feeling of anger was also shared, as Alexei was among the only opponents of Putin who took concrete steps to overthrow the current president's system. His death comes 1 month before the elections in Russia (March 17) in which Putin, of course, has wide support.

Gaza: Over 28,000 Palestinians have been killed and over 68,000 injured during the war with Israel

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

The Palestinian Ministry of Health has published the figures of Palestinians killed and wounded in the Israeli attacks, which have been bombarding Gaza since October 7. According to the ministry, 112 Palestinians lost their lives in the last 24 hours alone. In total, 28,775 Palestinians have been killed and 68,552 wounded.

The number is expected to rise as the Israeli army attacks Rafah, home to more than 1.4 million Palestinians.

Volodymyr Zelensky will sign security agreements with Germany and France

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ukraine, France and Germany will sign a security agreement, as part of the work the Ukrainian government is doing to win Western support in the two-year war against Russia.

The respective officials will meet in Paris, where together with Emmanuel Macron they will sign the agreement, while Zelenskyy will attend the Munich Security Conference, an annual gathering of senior security and foreign policy officials.