
Irina Shayk dhe Bradley Cooper: çifti më i ri Vip!
Supermodelja ruse dhe një ndër aktorët më seksi në Hollywood janë duke u frekuentuar që prej disa javësh. Zërat për një lidhje mes tyre vijnë nga burime të besueshme, ndonëse vetë dyshja e famshem nuk kanë konfirmuar ende asgjë.
Në këtë periudhë dashuria mes Shayk dhe Cooper nuk ka asnjë pengesë: Irina është ndarë nga futbollisti Cristiano Ronaldo, aktori është ndarë prej një muaji nga partnerja modele Suki Waterhouse, pas dy vitesh lidhje. Cooper dhe modelja angleze nuk dhanë shpjegime për ndarjen e tyre, ndryshe nga Irina që ka treguar se me Ronaldon ndihej e shëmtuar dhe e pasigurtë. Modelja ka pohuar se ajo kërkon një mashkull të sinqertë dhe besnik". Mos ndoshta Cooper është rasti konkret? Burimet thonë se mes tyre nuk flitet thjesht për një flirt.
Mësohet se modelja 26-vjeçare dhe aktori 40-vjeçar janë njohur nga miq të përbashkët. Irina Shayk prej pesë vitesh ka qënë e dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo, me të cilin u nda në Janar të këtij viti.
Burimi: Oggi
#showbiz