Instagramming

Don Xhoni dhe Ariana, prindër për herë të parë?

Shkruar nga Anabel

14 Qershor 2023

Don Xhoni dhe Ariana, prindër për herë të parë?

Don Xhoni dhe modelja ruse, Ariana, kanë qenë në qendër të thashethemeve për shumë kohë, veçanërisht pas ndarjes dhe dedikimeve që i bënë njëri-tjetrit nëpër rrjete sociale. Së fundmi, u supozua se janë martuar dhe pas kësaj, mendohet se do të bëhen prindër.

Ariana, emri i së cilës ka ndryshuar tashmë në Instagram nga Ariana Riley në Ariana Isufi, postoi një foto shoqëruar me një emoji të një gruaje shtatzënë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ARINA ISUFI (@arianalirey)

Në komente, shumë ndjekës e urojnë për shtatzëninë, ndërkohë që të tjerë bëjnë shaka duke e pyetur nëse do të quhet "Alexander apo Jashar".

Ditë më parë, modelja postoi një foto të tatuazhit ku shkruhet "Mrs. Isufi". Ajo e shoqëroi foton me mbishkrimin: “Jemi të lidhur përgjithmonë”, duke ngjallur dyshimet se është martuar me reperin, emri i së cilit është Xhonatan Isufi. 

Don Xhoni dhe Ariana, prindër për herë të parë?

Ariana dhe Don Xhoni kanë qenë në qendër të thashethemeve për shumë kohë. Pas ndarjes së tyre, reperi u përfol për një lidhje me Era Istrefin dhe u fotografuan edhe në aeroport së bashku.

Gjiiithsesi, Don Xhoni, në këngën e tij të re, "Ike", ka si protagoniste Ariana-n, ku në një pjesë të këngës shprehet: “Ti e din pasha nanën fort po t’du/ kom pas me t’marr për gru”. Tani, se e ka finalizuar apo jo "premtimin" nuk e dimë.