
Aktori i njohur Treat Williams ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare pas një aksidenti me motor. Lajmin e konfirmoi Barry McPherson, agjenti i aktorit.
Sipas burimeve, Treat po ngiste motorin e tij në një autostradë në Vermont, ku një makinë i preu rrugën dhe ndodhi aksidenti. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 dhe mendohet se shoferi i makinës nuk e ka vënë re motorin kur ka marrë kthesën.
Ai u dërgua me helikopter në një spital në Neë York dhe iu dha ndihma e menjëhershme, por fatkeqësisht nuk mundi të shpëtonte.
Karriera e Williams përkon me kontributin e tij për më tepër se 4 dekadash në filma dhe seriale të ndryshme. Aktori 71-vjeçar është i famshëm për rolet e tij në “Everwood”, “Hair”, “Golden Globe”, “Prince of the City”, "Blue Bloods" dhe “Smooth Talk”.