Celebrity

Rinis drama Hailey-Selena? Modelja u kërkon njerëzve të mos shkruajnë komente në emër të saj

Shkruar nga Anabel

13 Qershor 2023

Rinis drama Hailey-Selena? Modelja u kërkon njerëzve të mos
Instagram

Hailey Bieber ndërpreu axhendën e saj të ngjeshur për të postuar një qëndrim në InstaStory dhe për t’u kërkuar njerëzve që të mos lënë komente negative dhe të vrazhda në emrin e saj.

“Nëse po shkruani një koment negativ dhe të vrazhdë në emrin tim në postimet e dikujt, dijeni që unë nuk e dua diçka të tillë, nuk do t’i mbështes kurrë komentet me gjuhë urrejtjeje, negativiteti dhe ligësie. Duke e bërë këtë, nuk më mbështesni. Nëse po merrni pjesë në këtë kulturë, unë nuk dua të jem pjesë e saj. Ju lutem, jini të sjellshëm, ose mos thoni asgjë”.

Rinis drama Hailey-Selena? Modelja u kërkon njerëzve të mos

Çfarë e detyroi Hailey të bëjë këtë postim? Megjithëse ajo nuk dha një shpjegim, sipas Just Jared, fansat e Hailey dhe Selena-s janë përplasur sërish këtë fundjavë. Është e paqartë se pse nisi drama, por duke marrë parasysh historinë e ‘konfliktit’ të tyre, mendojmë se ka mjaftueshëm arsye.

Vajzat e kanë treguar që nuk ka drama mes tyre dhe këtë e tregon fakti që Hailey i ka bërë like në Instagram Selena-s.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)

Nejse, Hailey e tha fjalën e saj, ndaj besojme se konflikti virtual duhet të marrë fund.