Shkolla & Karriera

Meqë jemi në sezon provimesh: Për të mësuar më shpejt, përdor teknikën "pomodoro”

Shkruar nga Anabel

11 Qershor 2023

Meqë jemi në sezon provimesh: Për të mësuar më
Illustrations by Yuxuan Wu

 
Teknika “pomodoro” është një metodë e suksesshme që ka të bëjë me rritjen e nivelit të produktivitetit, për të përmbushur një detyrë të caktuar. Fillimisht u zhvillua nga Francesco Cirillo në fund të viteve ’80 dhe më pas, u aplikua edhe në shkollat e biznesit në Romë. Emri e ka origjinën nga “pomodoro” (në italisht “domate”), pasi ora e parë që përdori Cirillo ndodhej në kuzhinë dhe kishte formën e një domateje.

Kjo teori konsiston me vendosjen e orareve fikse për kryerjen e detyrës dhe mësimit të lëndëve, por edhe për të marrë pushime midis, të cilat nxisin kreativitetin.

Ç’të duhet për ta aplikuar? 
 
Një laps, një letër dhe një orë me alarm.

Hapat janë:

Zgjidh një detyrë/lëndë që do ta përmbushësh/mësosh.

Vendos alarmin për 25 minuta.

Puno me detyrën/lëndën derisa të bjerë alarmi.

Merr një pushim të shkurtër, 5-10 minuta.

Puno sërish për 25 minuta.

Pas 3-4 përsëritjesh, merr një pushim më të gjatë, rreth 20-30 minuta.

Kështu, do të jesh në gjendje të pushosh dhe të rikarikosh mendjen tënde. Produktiviteti dhe energjia do të rritet, rezultatet do të jenë të kënaqshme dhe ti do të jesh i/ e lumtur.