Paul Geoffrey, aktori i cili ka luajtur te “Better Call Saul” dhe një mori filmash është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare, pasi vuante nga kanceri.
Aktori u nda nga jeta më 3 qershor, por lajmi u bë i ditur pas 1 jave dhe u konfirmua nga agjenti i tij, i cili u shpreh: “Paul u nda nga jeta si pasojë e kancerit më 3 qershor”, duke ngushëlluar edhe bashkëshorten e Paul, Sue Taylor dhe tre fëmijët e tij Alex, Oliver dhe Daisy.
The greatest Knight is dead....
— Nick Britten (@Nick_Britten) June 10, 2023
Actor Paul Geoffrey, Sir Percival in the iconic film Excalibur Has died aged 68. pic.twitter.com/Gm1O6Lj6dL
Paul njihet për rolet e tij në “Better Call Saul”, si dhe në “Excalibur”, “Anna Karenina”, “Peril at the End House”, “The Staircase”, "Wuthering Heights", "Poirot", "The Legend of Tarzan", "Inspector Morse" dhe “Casanova”.
Geoffrey është nominuar edhe për çmimin Oscar. Roli i fundit që ai ka luajtur ka qenë në vitin 2019, në një episod të "Epix".