Hailey Bieber surprizoi njerëzit në Instagram, kur postoi një foto me të gjitha rrobat e Justin, përfshirë edhe mbathjet e tij. “Veshja nga dollapi i bashkëshortit” shkroi modelja dhe në fakt, duket shumë rehat.
Hailey i vodhi Justin jo vetëm bluzën, por edhe mbathjet dhe xhaketën, për të plotësuar look-un e saj. Më pas, si aksesorë vendosi një palë syze të zeza.
Rishtazi, modelja e ka ndryshuar shumë stilin e saj, duke zëvendësuar thonjtë e saj “glazed donut” me një model shumë më të guximshëm.
Gjithsesi, mund të themi që Hailey duket shumë rehat me bokset e Justin dhe mund ta quajmë me bindje një kombinim të lezetshëm dhe të papritur veshjen e saj.
Artikuj të sugjeruar: