
Ngjitu në katin e 15-të të një ndërtese të lartë në Durrës dhe ju pret një përvojë e paharrueshme. Sapo hapen dyert e ashensorit, ju përshëndeteni nga një pamje mahnitëse. Pamja magjepsëse panoramike e detit ju rrethon nga të gjitha drejtimet, 360 gradë, duke ju mirëpritur në Rooftop XV. Koha duket sikur ndalon në këtë vend, një strehëz sipër detit, që ndërthur pamjen piktoreske të detit Adriatik, kuzhinën më të mirë mesdhetare me një ambient qetësues dhe elegant. Një destinacion i pashembullt për çdo rast.

Një festë për shqisat në një mjedis të qetë dhe minimalist
Që në momentin që hyni në Rooftop XV, mbështilleni nga një ndjenjë qetësie, pasi dekori minimalist i kuruar me kujdes siguron një ambient që kënaq shqisat. Duket sikur gjithçka ju fton të çlodheni dhe të kënaqeni me gjërat e thjeshta të jetës – natyra dhe ushqimi.

Në çdo shikim nga dritaret e mëdha, ndeshesh me panoramën blu, një sfond magjepsës për të shijuar brunch-in e preferuar, drekën e shijshme me ushqimet e detit e deri te opsionet vegjetariane, apo një koktej të ftohtë gjatë perëndimit të diellit për ta mbyllur ditën me lumturi.

Kënaqësitë e Mesdheut
Përgatituni për një përvojë kulinare me më të mirat e Mesdheut. Menuja në Rooftop XV është një dëshmi e mrekullive të kuzhinës mesdhetare, me një theks të veçantë te pjatat e shijshme të detit. Nga peshku i sapokapur deri te ëmbëlsirat, çdo pjatë e shefit është një festë e shijeve të pasura dhe traditave të kuzhinës të rajonit.

Rooftop XV është një ambient ku ushqimi i freskët gatuhet me kujdes dhe personalizohet për t’iu përshtatur shijeve tuaja. Me fjalë të tjera, një simfoni shijesh që kërcejnë në qiellzën tuaj.


Fjalët janë të tepërta për menunë e Rooftop XV, por si një njeri që preferoj që mëngjesin ta konsumoj rreth orës 10.00, më duhet të përmend padyshim brunch-et më të mira në Durrës.

Brioshët e sapopjekur me aromë gjalpi të freskët apo vezët e gatuara në mënyrë perfekte të shoqëruara me salsiçe artizanale dhe bukë të thekur me djathë duhet t’i provoni patjetër. Të mos harrojmë lëngun e frutave ose kafenë dhe voilà: dita juaj nis kaq bukur!




Një ekip i bashkuar nga pasioni
Përtej pamjes qetësuese dhe kuzhinës fantastike, çelësi i suksesit të Rooftop XV qëndron te stafi dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm. U habita kur mësova se shumica e anëtarëve të stafit kanë qenë pjesë e Rooftop XV që prej 15 vitesh. Këto vite dëshmojnë jo vetëm përkushtimin e tyre, por edhe një mjedis pune pozitiv ku të gjithë ndihen si një familje. Me buzëqeshjet e ngrohta, shërbimin e vëmendshëm dhe kujdesin e veçantë, stafi krijon një atmosferë mikpritëse ku çdo klient ndihet i vlerësuar.
Raste perfekte, momente të paharrueshme
Rooftop XV është vendi i përkryer për një mori rastesh, duke siguruar që çdo moment të jetë i veçantë. Pavarësisht nëse dëshironi të hani një drekë të qetë me miqtë, jeni në kërkim të një vendi ideal një takim romantik ose thjesht doni të arratiseni nga qyteti, Rooftop XV ju pret me krahë hapur. Lëreni veten të magjepseni nga pamja e tij, të mahniteni nga ushqimi dhe të ndiheni të përkëdhelur nga shërbimi fantastik.



Rooftop XV ofron një strehë ku mund të shpëtoni nga përditshmëria e vrullshme, të ndiheni të përkëdhelur nga shërbimi elitar dhe të shijoni kënaqësinë e një pjate të shijshme teksa rrethoheni nga pamja mbresëlënëse e detit. Rooftop XV është shumë më tepër se thjesht një restorant; është një destinacion për momente që mbesin gjatë në kujtime.
Ndiqeni Rooftop XV në Instagram.
View this post on Instagram
Fotot u realizuan nga Brian Hoxha.
