Muajn e kaluar ke pasur një situatë paksa stresuese në lidhje me financat dhe kjo mund të ketë ndodhur për shkak të eklipsit hënor. Duket se tani e ke marrë pak veten, fatmirësisht dhe kjo, falë Jupiterit, i cili u zhvendos në shtëpinë tënde të tetë, ndaj në fushën e financave, do ta kesh fatin në krahun tënd.
Jupiteri po sulmohet nga Plutoni dhe është mirë që të paguash një faturë që lidhet me taksat apo një kredi, në mënyrë që të mos kesh surpriza të pakëndshme. Je lodhur nga stresi që të japin financat dhe me të drejtë, megjithatë do të bësh një investim të zgjuar që lidhet me një sipërmarrje apo projekt krijues. Në karrierën tënde, prej kohësh të kanë vëzhguar dhe e kanë pëlqyer shumë performancën, ndaj mos u çudit kur të marrësh një përgjegjësi shpërblyese.
Grafiku i shenjës tënde tregon mundësi të shumta për udhëtime gjatë këtij muaji, ndaj është e udhës që të shfrytëzosh disa nga këto mundësi për të marrë një pushim të merituar. Një udhëtim i gjatë do të përkojë me një pushim të shkurtër dhe do ta kuptosh se do të lehtësohesh nga i gjithë stresi që ke akumuluar.
Pavarësisht nëse je pranë apo larg shtëpisë dhe personit të zemrës, dashuria do të lulëzojë në jetën tënde, pasi Afërdita dhe Marsi janë më pranë se kurrë, duke dhuruar më shumë shanse dhe lumturi në romancën tënde. Edhe nëse je single, do të jesh një magnet sharmant që do të joshësh këdo që të sheh. Do të marrësh ftesa të pafundme, por duhet të tregohesh edhe pak i zgjuar se cilat të pranosh dhe cilat të refuzosh.
Eklipsi i majit të shërbeu për të kuptuar pak më shumë vlerën e parasë, ndaj menaxhoji me kujdes bilancet dhe shpenzimet e tua, që të mos zhgënjehesh në fund. Më 19 qershor, situata do të përmirësohet dhe do të kesh mundësi të reja, më të mira. Ke punuar shumë për të arritur pavarësinë dhe sigurinë financiare dhe shpejt, do të shpërblehesh.
Përgatitu, pasi muajin tjetër, Hëna e plotë në Bricjap mund të sjellë një zhvendosje në një shtëpi të re, apo një shpenzim të papritur në shtëpi, apo në lidhje me familjarët.
Edhe pse qershori përqendrohet te paratë, sërish të sugjeron të ndërmarrësh hapa konkretë për të balancuar jetën profesionale me atë private. E ke bërë punën prioritet, ndaj është momenti të gjesh ekuilibrin e duhur. Falë Afërditës dhe Marsit do të kesh shansin të shijosh momente të bukura romantike, ndaj mos e ki mendjen vetëm te puna, por edhe tek ajo që ndodh jashtë saj.
Muaji i kaluar s’qe fare i thjeshtë për ty Akrep dhe çfarëdo lajmi të hidhur të kesh marrë, e dimë që vijon të jetë prezent në mendjen tënde. Po përpiqesh shumë të gjesh përgjigje, por sa më shumë përpiqesh, aq më shumë po has rezistencë, sidomos sepse (ndoshta) lajmi i marrë lidhet me një bashkëpunëtor të ngushtë, apo me një partner romantik. Eklipsi e bëri punën e vet dhe “eklipsoi” dikë nga jeta jote dhe ky person mund të ketë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në karrierën apo aspektin sentimental. Gjithsesi, besojmë se tanimë je mësuar me faktin që jeta mund të kthehet përmbys kur ti s’e pret fare.
Akrepi sundohet nga Marsi dhe Plutoni, të cilët të bënë të përjetosh një ndarje të pakontrollueshme. Por, për fat të mirë, më 6 qershor, çlirohet tensioni dhe Marsi tërhiqet ngadalë, për të krijuar një lidhje të bukur dhe të rrallë me Afërditën.
Kjo lidhje do të përkojë me një periudhë të shkëlqyer në jetën tënde, pasi njerëz të rëndësishëm do të ndërthuren me karrierën tënde dhe do të krijosh një rrjet më të gjerë dhe të dobishëm kontaktesh.
Hëna e plotë që ndodh më 3 qershor do të jetë e përqendruar te paratë dhe nëse arrin të ndërtosh urat e duhura të komunikimit, do të fitosh shumë më tepër mundësi. Mund të të ofrohet një ngritje në detyrë, një mundësi për të nisur një punë të re që do të jetë më bujare me pagën, apo edhe një punë me kohë të pjesshme. Marsi do të pozicionohet në shtëpinë e dhjetë, për të të ndriçuar në mënyrë fantastike këtë sektor. Thjesht fol, trego aftësitë dhe do të shpërblehesh.
Më shumë çështje financiare do të diskutohen në Hënën e re të 17 qershorit. Brenda 5 ditëve, pas kësaj date do të mendosh për fitime, kredi, apo edhe burime të papritura të ardhurash. Por, nuk do të jetë aq e thjeshtë sa duket, pasi sigurisht që do të të duhet të kalosh disa sfida.
Nëse po kalon në një divorc që lidhet me ndarje pasurie, duhet ta konsiderosh ish-partnerin si një person të paparashikueshëm. Periudha mes 17-26 qershorit mund të të sjellë një vështirësi të beftë dhe ti duhet të shfaqësh forcën, guximin dhe shkathtësinë që të karakterizon. Gjithnjë syno të jesh një person i drejtë dhe veçanërisht, i drejtpërdrejtë.
Pavarësisht të papriturave, sërish do të kesh një rreze të lehtë miqësore, veçanërisht në sferën e dashurisë së vërtetë, fëmijëve dhe kreativitetit. Këto zona do të ndihmohen, përmirësohen dhe mbrohen nga Jupiteri.
Vendimet që do të marrësh gjatë qershorit do të të ndihmojnë të shtrosh një rrugë të bukur dhe fitimprurëse për vitet e ardhshme. Ke një shans të përkryer për të krijuar siguri financiare, ndaj mos e humb.
Nëse ndien se një vorbull ndryshimi po të përfshin, me shumë gjasa do të kesh mundësinë të lëvizësh në një vend më të mirë, të rritesh dhe të përmirësohesh atje. Mbaje shikimin dhe vizionin vetëm përpara, sepse jeta jote duket shuuuumë e bukur, pavarësisht kaosit që mund të hasësh për pak kohë.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.