Si një shenjë fikse që je, nuk je shumë entuziaste për ndryshimet që ndodhin në jetën tënde, por do apo s’do ti, ndryshimi ka ardhur dhe ty të mbetet vetëm që të përshtatesh.
Këtë muaj, planetet janë në një ngërç të pazakontë dhe shenja jote ndien se asgjë s’po funksionon dhe s’po shkon si duhet. Pjesa më e vështirë ishte në muajin e kaluar, por gjithsesi, Plutoni në Ujor po lufton shumë dhe kjo po reflektohet përreth teje.
Marsi në Luan është kundër Jupiterit në Dem dhe kjo betejë sugjeron që mund të kesh ca shpenzime që s’i kishe parashikuar. Nevoja për të menaxhuar lekët do të jetë mjaft e diskutuar këtë muaj, ndaj bëhu gati të përballesh me shumë biseda dhe mendime të tilla.
Pjesa më e mirë e grafikut tënd është karriera dhe përpara teje do të shpalosen shumë mundësi profesionale. Gjtihsesi, dikush do të punojë në një tjetër sferë, duke shërbyer si konkurrent për ty. Ndoshta, personi në fjalë s’është shumë larg teje…ndoshta është partneri yt, i cili po ndihet paksa më “i vogël” në raport me suksesin tënd. Ajo që duhet të bësh, është që të krijosh situata dhe t’i tregosh se sa shumë e vlerëson.
Marsi në Luan është një bekim i vërtetë, pasi sjell një ndjesi sigurie, veçanërisht në lidhje me financat. Jupiteri, planeti i dhuratave do t’i bashkohet Uranit, planetit të ndryshimeve dhe revolucioneve, për të sjellë ca surpriza të papritura. Gjatë këtij muaji do të marrësh ca vendime të rëndësishme që lidhen ngushtë me paratë dhe karrierën.
Mërkuri do të krijojë një ambient të favorshëm për mundësi, negociata dhe pozicion të ri pune.
Hëna e plotë e 3 qershorit në Shigjetar sjell momente të ëmbla dhe romantike. Mund të takosh dikë magjepsës dhe mund të përfshihesh në ndjesi dhe aventura të reja, në arratisje romantike dhe të përjetosh një romancë shumë të bukur. Kjo ngjarje qiellore të ndihmon të krijosh kujtime shumë të bukura.
Dy ditë më vonë, Afërdita do të zhvendoset në Luan dhe në bashkëpunim me Marsin do të sjellë ngjarje argëtuese dhe momente të paharrueshme me miqtë, por edhe në raport me veten. Kjo do të jetë një periudhë e paqtë për ty, ndaj shijoje.
Para se të ikim, kemi edhe një këshillë: Hëna e re e 17 qershorit mund të të nxisë të shpenzosh para, por mbaje dorën, veten dhe vendos kontroll.
Në javën e parë të qershorit e gjithë vëmendja jote do të përqendrohet te familja dhe shtëpia. Mund të jesh duke u zhvendosur, duke ndryshuar arredimin e shtëpisë, apo duke përjetuar njëfarë ndryshimi në ambientin që të rrethon. Sido të jetë puna, do të kalosh sa më shumë kohë me familjen, fëmijët, prindërit, bashkëshortin dhe të afërmit e tu.
Gjatë këtij muaji do të marrësh lajme rreth ndonjë të afërmi dhe do të duash të japësh ndihmën tënde për të lehtësuar situatën. Marsi do të të mbështesë shumë gjatë kësaj përvoje. Nëse po përpiqesh të ndihmosh prindërit, mund të të duhet të manovrosh dhe të kalosh nëpër disa situata që kërkojnë mençuri dhe pjekuri. Duke qenë se ti i ke këto cilësi, gjithashtu je edhe një shenjë që përshtatesh shpejt, do të bësh më të mirën.
Gjithashtu, po në fillim të muajit, një punonjës do të jetë më kokëfortë dhe i paqëndrueshëm se zakonisht, ndaj do të duhet të përdorësh aftësitë pasiv-agresive të Virgjëreshës për ta bindur që të ketë këndvështrimin tënd. Nëse po përballesh me një bllok kreativ, mos u panikos, pasi është rezultat i betejës mes Marsit dhe Plutonit.
Pas Hënës së re më 17 qershor, vëmendja jote do të zhvendoset në karrierë dhe kjo do të shënojë një nga pikat kyçe të këtij viti. Ca mundësi të reja, të arta për një sipërmarrje duhen marrë në konsideratë. Ulu, bisedo, kthjellohu dhe puno. Neptuni, me tekat e tij, do të ta vështirësojë pak punën, pasi mund të keqkuptohesh apo të mos e kuptosh saktësisht rolin tënd në këtë sipërmarrje, por megjithëse Neptuni hedh një perde mbi realitetin, sërish do ia dalësh. Kur je i/e paqartë, pyet, merr të gjithë informacionin e nevojshëm, shiko detajet dhe më pas shko me ofertën tënde. Mos ndërmerr asnjë hap pa u sqaruar dhe pa bërë kërkimet e duhura.
Me Saturnin që bashkëvepron me Diellin, puna do të jetë e mbushur me përgjegjësi dhe ndoshta do të marrësh një tjetër peshë mbi supe. Por, nëse e merr apo jo, është një vendim që do të ndikojë shumë në jetën tënde. Megjithëse do të shpërblehet si përgjegjësi, sërish shiko të gjithë ngarkesën dhe rrjedhën e jetës tënde. Puna dhe sjellja jote u ka bërë përshtypje eprorëve dhe ata kanë një mendim tejet pozitiv për ty.
Nëse karriera jote lidhet me shkrimin, negocimin apo informatikën, je në rrugën e duhur për të marrë një ofertë për punën që ëndërron. Jupiteri dhe Saturni do të të ndihmojnë që CV-ja jote të depërtojë në listën e kandidatëve pretendentë dhe do ia dalësh të mahnisësh njerëzit. Është e qartë që ti je aplikanti më i kualifiuar, ndaj bëhu gati të surprizosh botën me idetë e tua.
Energjia e mirë tërheq energjinë e mirë, ndaj shko në kërkim të thesareve!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.