Xhesika Berberi ishte dje e ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan” dhe tregoi se ka takuar Selena Gomez dhe se ka bërë një bisedë shumë të çiltër me të, duke theksuar se këngëtarja e ka surprizuar dhe i ka lënë përshtypje tepër pozitive.
“Personi që me të vërtet e kam vlerësuar shumë ka qenë Selena Gomez. Ka qenë një vajzë me këmbë në tokë dhe kemi bërë një bisedë të çiltër dhe të hapur. Më ka bërë shumë përshtypje”, u shpreh Xhesika.
“Për famën që ajo ka dhe thjeshtësinë që prezantonte, ishte jashtëzakonisht e mirë”, shtoi modelja.
Në fakt, një numër shumë i madh njerëzish e kanë shprehur se Selena është shumë e sjellshme me njerëzit, veçanërisht me fansat e saj.
i’ve never seen a single famous person behave like her.
— ? (@offmysel) May 26, 2023
she seriously is the best human being, she’s so humble and kind, i really don’t have words.
we need more selena gomez in this world https://t.co/B9RtjKqV10
Rishtazi, një video ku ajo i bërtiste një truproje sepse u soll keq me një fanse bëri xhiron e rrjetit, duke e shtuar më shumë dashurinë e njerëzve për këngëtaren dhe aktoren, pasi edhe duke pasur një nivel të tillë fame, sërish Selena tregon anën më të butë dhe njerëzore.