Lifestyle

Videoja virale: Edi Rama (nuk) flet për puthjen me Giorgia Meloni

Videoja virale: Edi Rama (nuk) flet për puthjen me Giorgia Meloni
Twitter

Nëpër rrjetet sociale është bërë virale një përshëndetje paksa e veçantë e kryeministrit Edi Rama me kryeministren italiane, Giorgia Meloni. Në video shihet Edi Rama, i cili shkon nga pas Meloni-t dhe e puth atë në faqe, ndërsa ajo e ka kaluar situatën me humor dhe buzëqeshje.

Videoja qarkulloi kudo nëpër rrjetet sociale, ndaj Blendi Fevziu, i cili zhvilloi një intervistë virtuale me kryeministrin, e pyeti për momentin viral.

“Ju pashë sot në një postim që është bërë viral që (i jepnit) një puthje të fortë kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni”, tha Blendi.
 
Ndërkohë, Rama ia priti: “Po si e konstaton që në atë distancë ishte një puthje e fortë?”.
 
“Tani mua te puthjet nuk më kanë lënë sytë akoma”, tha moderatori i “Opinion”, por Rama i tha se kjo është një shenjë që po plaket, duke mos folur më shumë.

Por, meqë jemi në këtë temë, Edi Rama ka një tjetër histori të ngjashme me puthje të sikletshme, si për shembull kjo puthja në ballë me kryeministrin e Luxembourg, Xavier Bettel:

Videoja virale: Edi Rama (nuk) flet për puthjen me Giorgia Meloni

Mbetemi paksa në dilemë, megjithëse nuk mund ta mohojmë: Edi Rama di gjithnjë se si ta marrë vëmendjen.
 

REELS

Si do reagonit po të merrnit një propozim të tillë? 🤨

Për të gjithë prindërit e rinj – @mamushe.co mendon për ju! Regjistrohuni brenda muajit Tetor dhe përfitoni 30% ulje. Kush tha që të bëhesh prind nuk vjen me përfitime?

Për ç’po flasin?

Vuan nga sëmundja e quajtur Lyme dhe depresioni

Me datë 22 Tetor, Ladies Night me “Regretting You” në @cineplexx_albania . Majde një ditë para premierës së tij zyrtare! Shihemi atje :)

Kujdes kujt i çoni dhurata 🤨

Bizhuteritë në muzeun e Luvrit (disa u vodhën) 👀

Në këtë Q&A me ekspertët tanë nga Lush, flasim për rëndësinë e thjeshtësisë, kujdesit natyral dhe produkteve që respektojnë lëkurën dhe planetin. Rreziqet e përdorimit të tepërt të produkteve kozmetike nga të rinjtë. #LessIsMore #LushSkincare #NatyraleMeLush #SkincareQandA #CleanBeauty #SimpleSkincare #LushLove

Unë dhe shoqja e ngushtë, kudo dhe kurdo 🤍

Sa e mila.