Health

CCBS – Njoftim për shtyp mbi tregtimin e produkteve të paautorizuara në treg

CCBS – Njoftim për shtyp mbi tregtimin e produkteve të

Bazuar në komunikimet e fundit që qarkullojnë në media në lidhje me produktet serbe, apo të vendeve të tjera, si Turqia, Polonia, etj., të cilat dalin në shitje në Shqipëri në mënyrë të paautorizuar, ju njoftojmë se Coca-Cola Bottling Shqipëri është partneri i vetëm zyrtar i autorizuar nga The Coca-Cola Company për të prodhuar, mbushur dhe shpërndarë portofolin e produkteve të saj në territorin shqiptar.

Si të tillë, ne garantojmë respektimin e ligjeve të vendit duke ofruar produkte me etiketa në gjuhën shqipe, të rëndësishme për njohjen e përbërësve, kohën e prodhimit, datën e skadencës dhe sigurinë e transportit në kushtet e duhura, në çdo treg dhe për çdo konsumator.

Gjithashtu, produktet e prodhuara në Shqipëri krijojnë një kontribut të shtuar ekonomik në tregun shqiptar. Një model i qendrueshëm biznesi që gjeneron të ardhura, vende pune, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e PBB-së në vend.

Në këtë drejtim, theksojmë edhe një herë se synimi ynë i vetëm është të jemi një kompani dinjitoze që vepron në përputhje me ligjin për t'i shërbyer konsumatorëve shqiptarë.

Natyrisht, vlen të theksohet se çdo produkt që qarkullon ilegalisht, shpeshherë pa asnjë etiketë në gjuhën shqipe, i pakontrolluar nga shteti, sjell një ndikim negativ në ekonominë e vendit.

Coca-Cola Bottling Shqipëri mbështet prodhimin vendas duke e pasur atë si një busull udhëzues në praktikat e përditshme, në përzgjedhjen e furnitorëve, punëtorëve, partnerëve dhe distributorëve shqiptarë dhe duke ofruar produkte që janë "më shqiptare nga ç’mendoni".

Na vjen shumë keq që konsumatorët shqiptarë janë të ekspozuar ndaj një oferte kaq të pakontrolluar të produkteve. Në këtë drejtim, ne garantojmë bashkëpunimin tonë të plotë me autoritetet shqiptare dhe Shoqatat e Konsumatorëve për të siguruar një zgjidhje sa më të shpejtë.

REELS

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

E eliminuar nga gara, Shkurta Haxhiu, shprehu hapur pakënaqësitë e saj ndaj produksionit të BBVK, duke theksuar se nuk kishte pasur mundësi të mjaftueshme për të treguar historinë e saj personale. Ajo gjithashtu kritikoi opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, duke i akuzuar për qasje të njëanshme dhe mungesë empatie. Shkurta ironizoi duke thënë se shpreson që “Big Brother VIP Albania” ta vlerësojë. Pas kësaj, moderatorja Jonida Vokshi i tha se duhet të ishte më mirënjohëse në jetë dhe e ftoi të largohej nga studio. Disa ndjekës bien dakord me Jonidën, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për faktin që, sipas tyre, ajo e përzuri Shkurtën nga studio në mënyrë të pasjellshme.

3 produkte must nga @jeclaire.al , një linjë farmaceutike francezo-greke e sjella në Shqipëri nga @dr_ledi . Të treja produketet dhe shumë të tjera, i keni me 20% ulje këtë fundvit❗️

Përmes “Bëj ofertën tënde”, @viaanabel_al ju mundëson të përzgjidhni produktet që dëshironi dhe të propozoni vetë çmimin për to. Një proces i thjeshtë, transparent dhe i ndërtuar për klientë që e dinë qartë çfarë kërkojnë. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

❤️❤️❤️

Në një botë ku gjithçka ekspozohet, luksi i vërtetë është të mos kesh nevojë të shfaqesh. @echelonet u shërben individëve dhe bizneseve që kërkojnë zgjidhje të zgjuara, të sigurta dhe të personalizuara - pa vëmendje të panevojshme. Nga udhëtimet private dhe mikpritja luksoze, te pronat e përzgjedhura, zhvendosjet ndërkombëtare dhe menaxhimi i stilit të jetesës, çdo shërbim ndërtohet mbi një parim të vetëm: klienti mbetet i mbrojtur, i qetë dhe në kontroll. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Viena zgjohet me Krishtlindje të Bardha pas 28 vitesh