Shtatzania

10+ fjali që nuk duhet t’ia thoni një gruaje shtatzënë (nëse e doni jetën tuaj)

Shkruar nga Anabel

1 Qershor 2023

10+ fjali që nuk duhet t’ia thoni një gruaje shtatzënë

Ndonjëherë nuk e kuptojmë që të flasësh me një grua shtatzënë, nuk është edhe aq e lehtë. Në fakt është sfidë më vete. Ti mund të thuash gjithçka duke e konsideruar si një person të zakonshëm, por sa i zakonshëm mund të jetë dikush që mban një krijesë tjetër brenda vetes dhe ka një vorbull të pabesueshme hormonesh që gati po i shpërthen nga të gjitha anët? Për të shmangur ndonjë incident të vogël, kini parasysh këto këshilla. Ja çfarë nuk duhet të thoni KURRË:

1. Oh, e di shumë mirë si ndihesh.

A ke qenë shtatzënë? Jo. Atëherë pse flet? (Nëse ke qenë, po e tolerojmë si pyetje).

2. Me këtë do ta mbyllni?

Pse? Po mban shënime ti?

3. Sa mirë fjeta dje në darkë.

Dje në darkë kur unë nuk kam vënë gjumë në sy nga dhimbjet e mesit? Sa e keqe mund të jesh?!

4. Shijo çdo moment, do të marrë malli kur të përfundojë.

Dhe kjo i thuhet pikërisht një gruaje që po qan ose po vjell. Thjesht kurseji këto fjalitë si guru.

5. Qetësohu.

Ok, këtë thjesht NUK mund t’ia thuash një gruaje shtatzënë. Nuk do të qetësohet.

6. E ke marrë vesh që lindjet krejtësisht natyrale rrisin shanset që fëmija të jetë shumë inteligjent?

Vërtet?! o.O

7. Nuk duhet ta hash atë.

Oh, dreq! Prit ta nxjerr tani.

8. Nuhate pak këtë. A nuk është e tmerrshme?

Këtë mund ta thoni nëse ju pëlqen kur dikush vjell mbi ju.

9. Je e sigurt që është e mirë për bebin?

Jo, nuk është e sigurt. Sepse sipas internetit, çdo gjë është e dëmshme për bebin, përfshirë këtu të hash, të marrësh frymë dhe të flesh. Me një pyetje si kjo thjesht i shtoni ankthin dhe panikun një personi që ka kërkuar për GJITHÇKA në internet.

10. Je e sigurt që ke vetëm një aty brenda? Haha.

Lot. U shkrimë.

11. Motra ime bëri pilates gjatë shtatzënisë dhe shtoi vetëm 11 kg.

Motra jote duket e mbinatyrshme. Asnjë grua shtatzënë nuk do të dëgjojë për motrën tënde me fuqi të mbinatyrshme.

12. S’gjetët emër tjetër?

Jo. Por mund t’i vendos emrin tënd. Si thua?

13. Ke frikë që do nxjerrësh një shalqi nga vagina?

Po. Pse po e bën këtë pyetje, sidoqoftë?

14. Do pak vodka? Ha ha ha, bëj shaka.

Asnjë grua që ka muaj të tërë që dëgjon vjehrrën, mamin, kolegen e punës etj., duke i dhënë këshilla lindjeje nuk do ta konsiderojë këtë për të qeshur.

15. E çuditshme, sepse kur isha unë shtatzënë...

Po, edhe? Edhe çfarë kur ishe ti? A duhet të jemi njësoj???

16. Hë, mos bëj kot.

Ok. Ti nuk e do jetën tënde, apo jo?

17. Je ende herët, qetësohu se nuk fillojnë që tani luhatjet e humorit.

*Numëro deri në 100. 1. 2. 3. 4....* Po ta falim.

Burimet: Cosmopolitan, Women’s Health