Showbiz

Ekskluzive: Vjen në Shqipëri formati global më i ndjekur humoristik në histori

Ekskluzive: Vjen në Shqipëri formati global më i ndjekur

Për herë të parë në Shqipëri, vjen formati global më i ndjekur humoristik në histori dhe formati më i shitur në historinë e televizionit ndërkombëtar – “Love Bugs”.

I transmetuar për herë të parë në Kanada në vitin 1997, “Love Bugs” ka mbërthyer para ekranit miliona shikues në më shumë se 30 vende të botës, si Francë, Itali, Greqi, Suedi, Amerikë etj. dhe së fundmi Serbi, ku si në çdo vend tjetër, theu rekorde shikueshmërie në YouTube, me më shumë se 15 milionë shikime.

Seriali “Love Bugs”, format komedie, vjen në shqip me titullin e përshtatur në “Tenxherja – Kapakun” dhe bazohet në situata të përditshme dhe komike të jetës së një çifti. Kasti përbëhet nga një emër shumë i famshëm që ka dominuar skenën shqiptare në 2 dekadat e fundit dhe një emër mjaft i njohur që ka spikatur në komedi dhe është pjesë e një programi tepër të ndjekur. Të dy protagonistët janë personazhe shumë të dashur për publikun.

Producente e “Tenxherja – Kapakun” është Jokansa Kuqi, themeluese e Urbanus Group, kompania që po sjell formatin në fjalë në standardet më të larta në rajon. Përshtatja e skenarit në shqip i është besuar Dalina Buzit falë përvojës së saj së gjatë si skenariste në prodhime të ndryshme, si seriali “$NOB”, web-series “Hostel by Anabel”, “#Love #Likes #Tirana” apo festivale si “Kënga Magjike” dhe prodhime të tjera televizive.

“Jemi lumtur që të arrijmë së bashku suksesin më të madh në industrinë e filmit duke përfaqësuar për herë të parë Shqipërinë në një patentë globale 25-vjeçare,” u shpreh producentja Kuqi.

“Tenxherja – Kapakun” do të transmetohet prime time në televizion dhe YouTube në vjeshtë të këtij viti.

REELS

Patjetër që s’jam e vetmja😌

Në dasmën e Ksenia Borodinës dhe Nikolai Serdyukov ndodhi një moment që u komentua gjerësisht online. Teksa pozonin për foto, Serdyukov kapi për beli modelen Viktoria Lopyreva, ndërkohë që nusja e tij ndodhej pranë. Më pas, Borodina reagoi ndaj videos duke thënë: “Nuk jam xheloze për shoqet e mia. Sigurisht që një grua e bukur mund të të bëhet ‘shkak’, por ai përqafoi të gjithë të ftuarit. Edhe mua desh të më përqafonin burrat me të cilët bëra foto.”

Me pak fjalë i thotë: “Burri yt edhe kur ka qenë me ty, prapë te unë e kishte mendjen”

NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, FILMI “THE VOICE OF HIND RAJAB” U PRIT ME NJË OVACION PREJ 23 MINUTASH, SHOQËRUAR ME THIRRJE “FREE PALESTINE”.

Po i juaji si ka reaguar?

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco