Lifestyle

Hyatt Regency Kotor Bay Resort njofton hapjen zyrtare më 1 qershor 2023

Hyatt Regency Kotor Bay Resort njofton hapjen zyrtare më 1 qershor 2023

I pozicionuar në zemër të gjirit të famshëm të Kotorit të mbrojtur nga UNESCO, resorti i ri premium ofron një atmosferë të qetë që transmeton mirëqenie dhe harmoni, me 252 dhoma dhe apartamente të dizenjuara në mënyrë ekologjike.

Kompania Krolbay dhe Hyatt Hotels Corporation ( NYSE: H) njofton hapjen zyrtare të Hyatt Regency Kotor Bay Resort më 1 qershor 2023 duke u ofruar të ftuarve një përvojë premium në gjirin mahnitës të Kotorit në Malin e Zi. Hapja shënon resortin e parë të Hyatt në Malin e Zi, i cili do të mirëpresë pushues vendas dhe të huaj të shijojnë peizazhin dramatik të gjirit të Kotorit, me pamjen mahnitëse të shkëmbinjve të pjerrët që bien mbi një gji të ngushtë në detin Adriatik.

“Pas rinovimeve dhe zgjerimeve të konsiderueshme, jemi të emocionuar të hapim resortin e ri dhe të transformuar Hyatt Regency Kotor Bay në një nga zonat me rritje të lartë të Evropës Juglindore”, tha Sasha Saveljic, Drejtor Ekzekutiv i kompanisë Krolbay sh.p.k. e cila ka në pronësi dhe menaxhon resortin. Ndërtesa e  njohur më parë si Blue Kotor Bay Premium Spa Resort, i është nënshtruar një ndërtimi të plotë që nga nëntori 2021.

Hyatt Regency Kotor Bay Resort njofton hapjen zyrtare më 1 qershor 2023

Hyatt Regency Kotor Bay Resort është destinacioni i përsosur për të përjetuar një atmosferë unike mirëqenieje dhe harmonie, mbështetur nga qasja bashkëkohore ndaj eko-dizajnit dhe harmonia midis hapësirave të jashtme dhe të brendshme, të cilat kanë qenë një pikë e fortë në procesin e dizenjimit të resortit.

“Duke huazuar elemente nga natyra, presim me padurim që t’u ofrojmë të ftuarve, klientëve dhe anëtarëve të World of Hyatt një botë relaksi dhe qetësie. Çdo element i resortit është krijuar për të nxjerrë në pah forcën e  plotë të natyrës që rrethon hotelin, duke u dhuruar kështu pushuesve një përvojë pa stres”, tha Saveljic.

Hyatt Regency Kotor Bay Resort njofton hapjen zyrtare më 1 qershor 2023

Akomodimi

Hyatt Regency Kotor Bay Resort ofron 205 dhoma, 21 apartamente premium dhe 26 apartamente deluks, dekoruar dhe mobiluar me kujdes duke u frymëzuar nga bukuria dramatike por e sofistikuar e zonës përreth. Dymbëdhjetë nga apartamentet premium ofrojnë pishinë të jashtme, ndërsa nëntë prej tyre përfshijnë jacuzzi të jashtme. Resorti plotësohet nga plazhi natyror dhe ofron 2 pishina në ambientin e jashtëm, me hapësirë 600 m2 dhe 180m2, si edhe një pishinë të brendshme. 

Hyatt Regency Kotor Bay Resort njofton hapjen zyrtare më 1 qershor 2023

Për më tepër, resorti ofron qendër fitnesi me të gjitha pajisjet, një dhomë për yoga dhe pilates, si dhe një hapësirë të madhe për shërbimet spa and wellness, e cila u jep mundësi pushuesve të relaksohen dhe të shijojnë pamjen unike të gjirit dhe peizazhit malor. Koncepti i Spa-së është frymëzuar nga flladi i detit të gjirit, pasuruar me bimët e vendit. Hyatt Regency Kotor Bay Resort gjithashtu ofron shtatë ambiente ngrënieje. Peizazhi piktoresk, dizajni elegant dhe kombinimi inovativ i shijes vendase me atë ndërkombëtare, është parajsa gourmet e cila do të kënaqë të gjitha shqisat. 

Hapësirat e hotelit të dedikuara për eventet kanë një sipërfaqe prej rreth 500m2, që është ideale për organizimin e takimeve dhe eventeve për nga 10, deri në 160 të ftuar.

Për më shumë informacion ose për të rezervuar, ju lutem vizitoni linkun ose ndiqni hotelin në faqen e Instagramit @hyattregencykotorbayresort

REELS

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit