Sofia Richie u martua në një dasmë përrallore dhe krejt papritur u kthye në fiksimin e internetit. Kudo në TikTok u shpërndanë video të saj dhe njerëzit nisën të frymëzoheshin dhe të admironin stilin e saj. Ndaj, kur Kylie Jenner postoi një video në të cilat tregonte veshjet nga e hëna në të enjte, komentuesit nisën të mendonin se ajo ishte ndikuar nga efekti i Sofia-s.
Kylie thjesht postoi kombinimet e saj dhe shfaqej me fustane të gjata dhe elegante.
Të hënën, ajo veshi një fustan të zi.
Të martën, një kostum me fund dhe xhaketë të bardhë.
Të mërkurën, një fustan të gjatë, të bardhë.
Të enjten, një fustan bust, të shkurtër dhe të zi.
Kaq mjaftoi dhe menjëherë sektorin e komenteve e pushtuan fjali të tilla:
"Ndikimi i Sofia Richie"
"Pak nga stili i Richie"
Disa të tjerë, edhe e falenderuan Sofia-n për frymëzimin:
Nuk e dimë nëse Kylie është frymëzuar nga Sofia, por gjithsesi, mos lejoni që krahasimi mes dy gocave t’ju shpërqendrojë nga audioja që Kylie ka përdorur. ;)
Artikuj të sugjeruar: