Metropolitan

Kim u bën fëmijëve çdo vit të njëjtën dhuratë, e cila është super e ëmbël

Kim u bën fëmijëve çdo vit të njëjtën
Jemal Countess/Getty Images Entertainment/Getty Images


Edhe pse Kim Kardashian njihet për jetën e saj luksoze dhe karrierën e suksesshme me serialin “The Kardashian”, apo me markën “SKIMS”, sërish, kur vjen puna te dhuratat e fëmijëve, është më e thjeshtë nga ç’mendoni.

Në podkastin “On Purpose with Jay Shetty”, Kim tha se 4 fëmijëve të saj, North, Saint, Chicago dhe Psalm u bën çdo vit të njëjtën dhuratë: një letër, e cila përmban ngjarjet e të gjithë vitit dhe përfshin: miqtë e fëmijëve, ndonjë fjalë të lezetshme që thonë, ushqimet e preferuara, gjërat që bëjnë dhe kështu, kanë një ditar të bukur, i cili tregon se si ka qenë viti për ta.

“North është pothuajse 10 vjeç dhe e di që e vlerëson këtë. E di që të gjithë vlerësojnë gjithçka, edhe pse mendoj se ndonjëherë kam qenë e ashpër me ta…E di që do ta kuptojnë, sepse edhe unë e kuptoj në raport me nënën time”, u shpreh Kim.

Kim ka folur edhe për sfidat e mëmësisë si një nënë beqare me 4 fëmijë, duke u shprehur: “Të gjithë thonë se ditët janë të gjata dhe vitet të shkurtra dhe është pohim mëse i vërtetë. Kur janë bebe dhe i ushqen…është çmenduri. Është totalisht çmenduri. Por, edhe kaosi më i bukur”, duke shtuar se në një moment duhet t’i rregullojë flokët vajzës, në tjetrin t’i veshë këpucët fëmijëve të tjerë, të vrapojë kudo dhe të gatuajë.

Por shtoi se sërish prindërimi i ka mësuar shumë gjëra, veçanërisht për veten. “Ka qenë gjëja më sfiduese. Ka net që qaj derisa më zë gjumi”.
Kim theksoi se fëmijët e saj kanë humore dhe personalitete të ndryshme dhe ndonjëherë, kur grinden, përfundimi i mbetet e saj.

“Është si të luash “polici i mirë/polici i keq. Prindërimi është shumë i vështirë. Kjo është e vetmja mënyrë si mund ta shpjegoj. Është puna më shpërblyese në të gjithë botën. Nuk ka asgjë që të përgatit për të, nuk ka rëndësi sa gjatë pret. Kurrë nuk mund të jesh i përgatitur”.

Sipas saj, e vetmja mënyrë është që ta zbulosh vetë dhe kur ta bësh këtë, do të ndihesh krenare për veten.

Në të njëjtin podkast, ajo, si rrallëherë ndau detaje nga martesa me ish-bashkëshortin, Kanye West, duke u shprehur se “nuk mund të ndihmojë dikë që nuk do ndihmë”.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Dimri kërkon kujdes ekstra ❄️Renewal Cream nga @jeclaire.al , me qumësht organik gomarice dhe acid hialuronik, ushqen, qetëson dhe hidraton thellë lëkurën, edhe në kushtet më të ashpra të dimrit @dr_ledi @ledismile_estetike