Metropolitan

Happy si një partner ideal biznesi, më shumë se 480 mijë anëtarë dhe 30 partnerë të kënaqur

Happy si një partner ideal biznesi, më shumë se 480 mijë

Në epokën e internetit dhe të rrjeteve sociale, aplikacionet online janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë.

Në Shqipëri, si në çdo vend tjetër të botës, aplikacionet online kanë gjetur shtrirje të gjerë te një shumicë e konsiderueshme e popullsisë që i përdorin si një mënyrë për të lehtësuar marrjen e shërbimeve, kryesisht nëpërmjet programeve të besnikërisë.

Në rastin konkret, një model suksesi është “Happy Mobile App”, aplikacioni online i kartës Happy që ndihmon anëtarët e saj të njihen në kohë reale me një larmi përfitimesh nga dyqanet partnere, si dhe të kenë kontroll të plotë mbi llogarinë e tyre. 

Karta Happy me aplikacionin e saj online shënon një risi absolute në tregun shqiptar si skema e vetme multi-brand, e cila ofron përfitime të shumëfishta për anëtarët besnikë duke qëndruar lider për katër vite në treg me një gamë të gjerë shërbimesh.

Çfarë nisi si një program inovativ, i krijuar për t’i shpërblyer klientët për besnikërinë e tyre ndaj markave partnere, është kthyer në një aplikacion të domosdoshëm për rreth 480 mijë anëtarë që kanë zgjedhur të anëtarësohen për të marrë një sërë përfitmesh nga blerjet që kryejnë.

Çdo blerje në këto dyqane regjistrohet në sistem me një sasi pikësh dhe grumbullimi i tyre pas blerjeve reflektohet me ulje çmimesh, kupona dhe bonuse të favorshme në produkte të ndryshme.

Aplikacioni i ri Happy ka pësuar një rritje me 33% të përdoruesve, duke treguar sa shumë i dashur dhe i nevojshëm po bëhet ky aplikacion për qytetarët të cilët duan të marrin shërbimet më të mira në treg nga partnerët që ndajnë të njëjtin vizion si Happy.

Klienti është qendra e vëmendjes në aplikacionin e Happy, i krijuar për të “shërbyer” me pasion dhe profesionalizëm ndaj qytetarëve, ku secili mund të bëhet pjesë përmes shkarkimit të aplikacionit ose krijimit të një llogarie online në www.happy.al.

Shkarko “Happy Loyalty Program” në Play Store

Shkarko “Happy Loyalty Program” në App Store

Partnerët “besnikë”

Programi “Happy” përfshin gamën e dyqaneve më të frekuentuara në vend si rrjeti i supermarketeve SPAR, elektroshtëpiaket NEPTUN, shërbimet e Digicom, kompania lider në tregtimin e lodrave për fëmijë dhe artikujve sportivë JUMBO, veshjet dhe aksesorët e Fashion Group Albania me brandet e njohura: Mango, Aldo, Prenatal, Geox, Cortefiel, Carpisa, Parfois,
Okaidi, Springfield dhe Women’Secret.

Por ka ende për të shtuar pasi Happy është siguruar që programi të ofrojë zgjidhje efikase edhe në kryerjen e pagesave, pasi në partneritet me Tirana Bank, përfitimet e Happy përfshihen edhe me produktin e përbashkët Kartë Krediti Visa, ku ofrohen lehtësi financimi përmes një limiti kredie.

Duke përdorur këtë kartë të dedikuar krediti, qytetarët përfitojnë dyfish pikë për çdo blerje në dyqanet partnere, kupon ekstra, mundësi pagese me këste me komision 0% ne periudhën 2-12 muaj, oferta të personalizuara për blerjet dhe pikë bonus, të cilat mund të shpenzohen sipas dëshirës në dyqanet partnere.

Gjithashtu, Happy numëron mbi 20 partnerë në industri të ndryshme si agjenci udhëtimesh, restorante, apo farmaci ku me anë të pikëve të mbledhura mund të përfitoni kupona zbritje apo oferta të shumëllojshme për shërbimet që merrni.

Biznesi juaj si partner i Happy dhe “2nd Loyalty Summit”

Arsyeja pse Happy cilësohet si unik për tregun shqiptar është se i kushton një vëmendje të veçantë përzgjedhjeve të çdo klienti, në të njëjtën kohë duke i kushtuar rëndësi partnerëve të tij.

Në aktivitetin e përvitshëm, Happy sjell përfitime dhe për kompanitë të cilat ndajnë të njëjtin vizion dhe kanë qëllime të përbashkëta me të. Me një numër të lartë klientësh në pak kohë dhe objektiva afatgjata, Happy ndihmon kompanitë të maksimalizojnë vlerën e biznesit dhe të zgjerojnë qëllimet e tyre.

Një paketë e plotë shërbimesh 360° pëmbush të gjitha nevojat e biznesit duke përfituar nga shumë vite përvojë me klientë në industri të ndryshme.

Për të rritur përfitimet e anëtarëve të tij, Happy është i hapur të bashkëpunojë me çdo biznes dhe dyqan që dëshiron t’i shërbejë komunitetit të mbi 480 mijë anëtarëve, blerës të rregullt në dyqanet partnere të tij.

Për më shumë detaje rreth eksperiencës të shkurtër por të sukseshme të Happy në tregun shqiptar, kompania fton të gjithë bizneset që duan të zgjerojnë aktivitetin e tyre dhe të arrijnë një audiencë më të gjerë klientësh në “2nd Loyalty Summit”, një event networking ku mund të njihen më mirë me çdo shërbim që ky program ofron për biznese të industrive të ndryshme.

Loyal Summit do të mbahet më 7 qershor në oren 10:30 te Someetings, AirAlbania Stadium ku çdo individ apo person mund të marrë pjesë për të zbuluar mundësi të reja bashkëpunimi me fitime afatgjata.

REELS

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣