Nëse jeni kuriozë ta dini se ç’bëhet me Kylie dhe Timothée, po ta tregojmë ne: Vijojnë të takohen dhe makina e saj u pa duke u larguar nga shtëpia e aktorit. Sipas burimeve, makina u parkua në shtëpinë e tij në orën 10 të mëngjesit, për t’u larguar disa minuta më vonë.
Që prej prillit, qarkulluan zërat se ylli i “The Kardashians” dhe aktori po takoheshin së bashku dhe kishin krijuar një raport jo shumë serioz. Një burim tha asokohe për ET: “Ata janë takuar në shtëpinë e Chalamat dhe kanë ngrënë tacos. Gjithsesi, s’është serioze, gjithsesi ata po e shijojnë kohën bashkë”.
Burimet shtuan se për Kylie kjo përvojë është shumë ndryshe dhe argëtuese, pasi aktori është shumë ndryshe nga të gjitha ish-partnerët apo personat e tjerë me të cilët ka dalë. Ndonëse të dy ata nuk e kanë konfirmuar raportin e tyre, sërish vijojnë të jenë rehat me njëri-tjetrin dhe Timothée e adhuron faktin që Kylie është një nënë e përkushtuar, njëkohësisht edhe një grua e suksesshme në biznes. “Ai e admiron vetëbesimin dhe mendon se Kylie është super e bukur”, u shpreh personi anonim.
Timothée është personi i parë me të cilin Kylie ka ndezur thashethemet se është në një lidhje, që pas ndarjes nga Travis Scott, babai i fëmijëve të saj: Stormi dhe Aire. Nëse pyesni veten se ç’mendim ka Travis për lidhjen e tyre, epo s’është shumë i lumtur, megjithatë vijojnë të bashkëprindërojnë në mënyrë të përkryer.
Artikuj të sugjeruar: