Showbiz

Elhaida Dani flet për rritjen në një familje patriarkale dhe ndryshimin radikal në jetën e saj

Elhaida Dani flet për rritjen në një familje patriarkale dhe

Elhaida Dani rrëfeu në një intervistë me kryeministrin Edi Rama në podkastin e tij “Flasim” se rritja në një familje patriarkale nuk ka qenë e thjeshtë, ndonëse për fat të mirë përjetoi një ndryshim radikal në jetën e saj kur zbuloi pasionin për muzikën.

“Ndërkohë që, nga kjo familje patriarkale që normalisht një vajzë edhe me talent, duhet te kishte pasur ndrydhjen e peshës së patriarkëve ose të patriarkut dhe të bashkëpunëtoreve të tij vëllezërve, rezulton që ka dalë një baba, i cili ka bërë çdo gjë që vajza të shihet, të admirohet nga gjithë çunat e botës dhe të shkëlqejë, duke i parë të gjithë çunat e botës nga lart-poshtë”, e pyeti Rama.

“Është nga ndryshimet më të mëdha të jetës time sepse kam lindur në një familje patriarkale, siç janë shumica mund të them, e familjeve shqiptare sot. Dhe prandaj ndoshta kam pasur një karakter kaq të ndrydhur. Nuk flisja, nuk hapesha, nuk tregoja me të vërtet vetveten duke u rritur sepse nuk e mendoja që opinioni im mund të kishte rëndësi. Dhe është një problem që shumë vajza e kanë sot në Shqipëri. Kështu që, më ka ndodhur një ndryshim radikal në jetën time në moshën 19-vjeçare kur vendosa të iki në Itali sepse babai im, është e vërtetë patriarkal fanatik, këto mbiemra mund t’i jap, por kur kuptoi që unë kisha një talent për muzikën, aty tha “nuk mund ta ndrydh”.” – u shpreh Elhaida.

Në vijim të bisedës, ajo shtoi:

“Nëse do të flasim për mua, i vetmi person, ndër të vetmit persona që duhet të përmend gjithmonë është babi im. [...] Në momentin që pa që kam diçka për të cilën dua të “luftoj”, më shtyu, ma dha karakterin e tij dhe më tha unë do të të ndjek kudo që të jesh. Dhe mbaj mend më shoqëronte në çdo audicion, nga Shkodra në Tiranë. Priste orë e orë e orë të tëra në makinë që unë të mbaroja audicionet ose unë të mbaroja provat dhe gjendja ekonomike nuk ishte e mirë. Më shoqëronte nëpër audicione nëpër Europë, aty ku pastaj njoha njerëzit që më ftuan të bëj “The Voice of Italy”. Niste makinën, një Golf të vjetër dhe ecte 15 orë në ditë, duke mos ngrënë sepse do e zinte gjumi pastaj dhe s’do kishte energji. Babai im është hero. Ndoshta për çdo vajzë.”

Për momentin, Elhaida ndodhet në Shqipëri sepse është pjesë e kastit të shfaqjes “Notre-Dame de Paris”, shfaqja më e suksesshme në Europë, ku luan rolin e Esmeraldës. Muzikali, me muzikë të Riccardo Cocciante dhe bazuar në romanin e Viktor Hygo, vjen për herë të parë në Shqipëri.

REELS

@millennium.garden Christmas Market: hapësira perfekte për të kaluar kohë me miqtë, për t’u ndalur pas pune apo thjesht për të shijuar dhjetorin ashtu siç duhet. Pije të ngrohta për ditët e ftohta, street food për çdo shije, shtëpiza e ëmbëlsirave për pak ëmbëlsi dhe DJ gjatë fundjavave për ta mbajtur energjinë gjallë. 🎄🎶

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

Elhaida Dani talks about growing up in a patriarchal family and the radical change in her life

Elhaida Dani flet për rritjen në një familje patriarkale dhe

Elhaida Dani confessed in an interview with Prime Minister Edi Rama in his "Flasim" podcast that growing up in a patriarchal family was not easy, although fortunately she experienced a radical change in her life when she discovered her passion for music.

"Meanwhile, from this patriarchal family that normally a girl, even with talent, should have had the suppression of the weight of the patriarchs or of the patriarch and his brother collaborators, it turns out that a father has emerged, who has done everything that the girl to be seen, to be admired by all the people of the world and to shine, seeing all the people of the world from above and below", asked Rama.

"It is one of the biggest changes in my life because I was born in a patriarchal family, as are most Albanian families today. And that's probably why I had such a suppressed character. I didn't speak up, I didn't open up, I didn't really express myself growing up because I didn't think my opinion could matter. And it is a problem that many girls have today in Albania. So, I had a radical change in my life at the age of 19 when I decided to go to Italy because my father, it's true patriarchal fanatic, these adjectives I can give, but when he realized that I had a talent for music, there he said "I can't change it". - said Elhaida.

Following the conversation, she added:

"If we're going to talk about me, the one person, among the only people I should always mention is my dad. [...] The moment he saw that I have something for which I want to "fight", he pushed me, gave me his character and told me I will follow you wherever you are. And I remember he accompanied me to every audition, from Shkodra to Tirana. He would wait hours and hours and hours in the car for me to finish auditions or for me to finish rehearsals and the economic situation was not good. He accompanied me to auditions in Europe, where I later met the people who invited me to do "The Voice of Italy" and by car. He started the car, an old Golf, and drove 15 hours a day, not eating because he would fall asleep then and have no energy. My father is a hero. Maybe for every girl.”

At the moment, Elhaida is in Albania because she is part of the cast of the show "Notre-Dame de Paris", the most successful show in Europe, where she plays the role of Esmeralda. The musical, with music by Riccardo Cocciante and based on the novel by Victor Hugo, comes to Albania for the first time.