News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Tajvan/ Tërmeti i fuqishëm shkakton viktima dhe raportohen njerëz të bllokuar

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë i shkallës Rihter ka goditur brigjet lindore të Tajvanit, duke shkaktuar 9 viktima dhe duke lënduar qindra të tjerë. Nga tërmeti, raportohen rreth 127 njerëz të bllokuar në godina të ndryshme.
 
Tërmeti, supozohet të jetë më i forti i 25 viteve të fundit, megjithatë, për një tërmet të tillë, fatmirësisht, numri i viktimave është i ulët. Administrata Qendrore e Motit në Tajvan, ka këshilluar banorët e zonës që të zhvendosen në toka më të larta, pasi mund të ketë rrezik për një cunami. “Dallgë deri në 3 metra priten së shpejti”, raportoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë, për ishujit Miyakojima dhe Okinawa.

Vrasja e punonjësve vullnetarë/ SHBA i bën presion Izraelit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

SHBA ka rritur dozën e presionit ndaj Izraelit dhe i ka kërkuar të bëjë një hetim të përshpejtuar për sulmin që u mori jetën 7 vullnetarëve që punonin në grupin e bamirësisë “Kuzhina Qendrore Botërore” në Gazë. “Izraeli duhet të marrë masa më të mira për mbrojtjen e punëtorëve të bamirësisë dhe të të gjithë civilëve”, tha zëdhënësi i DASH, Matthew Miller.
 
“Nuk ka rëndësi se si gabuan ata. Në fund të fundit, kanë vdekur shtatë punëtorë të bamirësisë, të cilët po përpiqeshin të dërgonin ndihma humanitare. Prandaj, pavarësisht se cila është arsyeja që e shkaktoi këtë tragjedi, apo gabimi që ndodhi brenda IDF-së (Forcave të Mbrojtjes Izraelite), është e papranueshme”, tha Miller.

Meksikë/ Vritet në mes të mitingut kandidatja për kryebashkiake

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Gisela Gaytan u vra si pasojë e atentatit, ndërsa ishte duke paraqitur planin e saj të strategjisë për sigurinë në Celaya, Guanajuato. Persona të armatosur hapën zjarr drejt saj, duke e vrarë në çast. Raportohet se më parë, Gisela kishte kërkuar mbrojtje nga autoritetet meksikane, por nuk kishte marrë një përgjigje.

Një kandidat për këshillin e qytetit gjithashtu u raportua fillimisht si i qëlluar për vdekje në incident, por Ministria e Sigurisë më vonë tha se personi në fjalë ishte zhdukur. Prokurori i shtetit të Guanajuato tha se po hetonte vrasjen. Asnjë arrestim nuk është bërë bërë deri më tani lidhur me ngjarjen dhe autoritetet duket se nuk kanë ndonjë pistë.

Gaza/ Ndihmat kthehen mbrapsht, pas vdekjes së 7 vullnetarëve

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Vdekja e 7 vullnetarëve në Gaza shkaktoi kthimin e ndihmave që udhëtonin në Qipro. Stafi i Kuzhinës Qendrore Botërore po shkarkonte ndihmat në maunen që lundroi nga Qipro, kur autokolona e tyre u godit nga një sulm ajror izraelit.

Pas maunes, edhe një anije ende e ngarkuar me 240 tonë ushqime, u rikthye në Qipro, pa bërë dorëzimin, pasi organizata, për çështje sigurie, pezulloi operacionet e saj të bamirësisë. “Një e treta (e ngarkesës së ndihmës) u dorëzua dhe dy të tretat po kthehen”, raporton Reuters.

REELS

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉