Metropolitan

Celine Dion detyrohet që të anulojë sërish shfaqjet, por pse?

Celine Dion detyrohet që të anulojë sërish shfaqjet, por
Getty Images


Celine Dion është detyruar të anulojë datat e mbetura të turneut të saj që do të mbahej deri në prill të vitit 2024, për shkak të sindromës së personit të ngurtë (SPS)*.

SPS* - është një çrregullim i rrallë neurologjik me tipare të një sëmundjeje auto-imune. Kjo sindromë i kthen njerëzit në "statuja njerëzore" dhe ndodh 1 në 1 milion raste sepse bëhet fjalë për ngurtësim të muskujve. SPS karakterizohet nga ndjeshmëri e shktuar e muskujve dhe lëvizje e pakontrolluar e tyre pas çdo stimuli, qoftë kjo zhurmë, prekje, stres etj. Sëmundja mund të shkojë deri aty sa që lëvizja apo e folura të bëhet e pamundur. 

Këngëtarja 55-vjeçare njoftoi fansat në Twitter dhe shkroi: “Më vjen shumë keq t’ju zhgënjej edhe një herë…më thyhet zemra, por është më e mira që të anulojmë gjithçka deri në momentin që të jem gati të rikthehem në skenë…Nuk do të heq dorë dhe mezi pres t’ju shoh sërish”.

Në website-n zyrtar të këngëtares u konfirmua se të gjitha biletat e blera do të rimbursohen.

Në dhjetor të 2022-shit, Dion u diagnostikua me SPS dhe përmes një postimi në Instagram, ajo u shpreh:

“Siç e dini, unë kam qenë gjithmonë një libër i hapur dhe nuk kam qenë gati të them asgjë më parë, por jam gati tani. Kam një kohë të gjatë që po merrem me probleme me shëndetin tim dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me sfidat dhe të flas për gjithçka që kam kaluar. Kohët e fundit jam diagnostikuar me një çrregullim neurologjik shumë të rrallë të quajtur sindroma e personit të ngurtë, i cili prek 1 në një milion njerëz. Ndërsa ne jemi akoma duke mësuar për këtë gjendje të rrallë, tashmë e dimë se kjo është ajo që ka shkaktuar të gjitha spazmat që kam pasur. Për fat të keq, këto spazma prekin çdo aspekt të jetës sime të përditshme duke shkaktuar ndonjëherë vështirësi kur eci dhe duke mos më lejuar të përdor kordat e mia vokale për të kënduar ashtu siç jam mësuar. Më dhemb t'ju them sot se kjo do të thotë se nuk do të jem gati të rifilloj turneun tim në Europë në shkurt." - shkroi ylli i muzikës.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Celine Dion is forced to cancel shows again, but why?

Celine Dion detyrohet që të anulojë sërish shfaqjet, por
Getty Images


Celine Dion has been forced to cancel the remaining dates of her tour until April 2024 due to Stiff Person Syndrome (SPS)* .

SPS*  -  is a rare neurological disorder with features of an autoimmune disease. This syndrome turns people into "human statues" and occurs in 1 in 1 million cases because it is a matter of muscle stiffness. SPS is characterized by increased muscle sensitivity and uncontrolled movement after any stimulus, be it noise, touch, stress, etc. The disease can go so far that movement or speech becomes impossible. 

The 55-year-old singer announced to fans on Twitter and wrote: “I'm so sorry to let you down once again…my heart breaks but it's best to cancel everything until I'm ready to get back on stage…No I will give up and I can't wait to see you again."

On the singer's official website, it was confirmed that all purchased tickets will be refunded.

In December 2022, Dion was diagnosed with SPS and via an Instagram post, she expressed:

“Siç e dini, unë kam qenë gjithmonë një libër i hapur dhe nuk kam qenë gati të them asgjë më parë, por jam gati tani. Kam një kohë të gjatë që po merrem me probleme me shëndetin tim dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me sfidat dhe të flas për gjithçka që kam kaluar. Kohët e fundit jam diagnostikuar me një çrregullim neurologjik shumë të rrallë të quajtur sindroma e personit të ngurtë, i cili prek 1 në një milion njerëz. Ndërsa ne jemi akoma duke mësuar për këtë gjendje të rrallë, tashmë e dimë se kjo është ajo që ka shkaktuar të gjitha spazmat që kam pasur. Për fat të keq, këto spazma prekin çdo aspekt të jetës sime të përditshme duke shkaktuar ndonjëherë vështirësi kur eci dhe duke mos më lejuar të përdor kordat e mia vokale për të kënduar ashtu siç jam mësuar. Më dhemb t'ju them sot se kjo do të thotë se nuk do të jem gati të rifilloj turneun tim në Europë në shkurt." - shkroi ylli i muzikës.

Suggested articles: