Celebrity

Kate Middleton nuk mund të japë autografe, ama ka zgjidhjen perfekte për t’u bërë qejfin fëmijëve

Shkruar nga Anabel

24 Maj 2023

Kate Middleton nuk mund të japë autografe, ama ka zgjidhjen perfekte
WPA Pool//Getty Images


Përshëndetje njerëz të mirë!

Thjesht duam të të rikujtojmë se një prej rregullave të familjes mbretërore përkon me faktin se mbretërorët nuk nënshkruajnë dot autografe, por megjithë këtë, Kate e ka gjetur zgjidhjen e përsosur. Ajo autorgrafe nuk jep dot, por mund të vizatojë. ;)
 
Në një piknik të organizuar në “Royal Entomological Society Garden”, princesha iu bashkua fëmijëve, duke pikturuar lule dhe specie të ndryshme. Në një moment, fëmijët i kërkuan që të nënshkruante pikturat, por edhe pse iu desh që të neglizhonte kërkesën, Kate tha: “S’e shkruaj dot emrin tim, por mund të vizatoj” dhe më pas, pikturoi një lule të vogël për një vajzë të vogël 7-vjeçare, të quajtur Ruby, si dhe një pemë dhe bimë për dikë tjetër.

Po ta mendosh mirë, pikturat e saj janë më mirë se autografi, në rast se fëmijët rriten dhe i shesin. Anabel, thjesht po jep ide biznesi.

Artikuj të sugjeruar: