Celebrity

Victoria thotë se David Beckham s’i ka parë kurrë vetullat e saj *natyrale*

Shkruar nga Anabel

23 Maj 2023

Victoria thotë se David Beckham s’i ka parë kurrë vetullat
Getty Images

 
Victoria dhe David Beckham janë një ndër çiftet më jetëgjatë në Hollywood dhe ajo që mund të përkufizohet #powercouple, por mos mendoni se David ka parë gjithçka nga bashkëshortja.
 
Victoria ka një rregull: As David dhe askush nuk mund të më shohësh pa rregulluar vetullat dhe pikë!

Në një intervistë për “The Sunday Times”, 49-vjeçarja u shpreh: “Me kalimin e viteve, vetullat e mia janë dëmtuar dhe nëse do të më shihnit pa to, do të tmerroheshit. David nuk i ka parë kurrë vetullat e mia origjinale. Ato janë gjëja e parë që rregulloj. Pra, zgjohem dhe rregulloj vetullat!”.
 
Ndonëse ju mund të mendoni se Victoria është mjaftueshëm e suksesshme dhe ka një jetë të tërë me ish-futbollistin, ndaj është normale që t’ia tregojë atij vetullat e saj natyrale, sërish, kjo s’e ndal ikonën e modës që të jetë versioni më i mirë i vetes, së pari për bashkëshortin e më pas për botën.
 
Mund të them se Victoria është motivimi im i ri për t’u zgjuar në mëngjes dhe për të bërë makeup!

Artikuj të sugjeruar: