Armaldo dhe Luizi vijojnë të dhurojnë të qeshura edhe jashtë spektaklit të “BBVA 2”. Këtë herë, Armaldo (a.k.a Maestro) ka publikuar një foto në Instagram, me mbishkrimin: “Fito me elegancë, humb me dinjitet” (Valbona Mema duke e parë shtrembër).
View this post on Instagram
Por, në postim mori gjithë vëmendjen Luizi me një batutë tipike. Ai komentoi: “Ose mos luaj fare kur nuk di”. Komenti mori shuuumë like dhe reagime, edhe më tepër se postimi i Armaldos. :(
Mes reagimesh, ishte edhe ai i Arbanës, e cila qeshi me batutën në fjalë.
Deri më tani, jashtë “BBVA 2”, në ‘sfidën’ mes Luizit dhe Armaldos jemi 1:0 dhe presim që Maestro të barazojë ose të përmbysë rezultatin.
Ndërkohë, kemi marrë kokoshkat dhe po shohim se sa do të zgjasë ky “BBVA”.