Celebrity

Kim flet për sfidat si një nënë beqare me 4 fëmijë: “Ka net që qaj derisa më zë gjumi”

Shkruar nga Anabel

22 Maj 2023

Kim flet për sfidat si një nënë beqare me 4
Instagram

Në podkastin “On Purpose with Jay Shetty”, Kim Kardashian ka rrëfyer se si të qenit një nënë single me 4 fëmijë (North, Saint, Chicago dhe Psalm me ish-bashkëshortin, Kanye West) i ka ndryshuar jetën. 

“Të gjithë thonë se ditët janë të gjata dhe vitet të shkurtra dhe është pohim mëse i vërtetë. Kur janë bebe dhe i ushqen…është çmenduri. Është totalisht çmenduri. Por, edhe kaosi më i bukur”, duke shtuar se në një moment duhet t’i rregullojë flokët vajzës, në tjetrin t’i veshë këpucët fëmijëve të tjerë, të vrapojë kudo dhe të gatuajë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

Por shtoi se sërish prindërimi i ka mësuar shumë gjëra, veçanërisht për veten. “Ka qenë gjëja më sfiduese. Ka net që qaj derisa më zë gjumi”.

Kim theksoi se fëmijët e saj kanë humore dhe personalitete të ndryshme dhe ndonjëherë, kur grinden, përfundimi i mbetet e saj.

“Është si të luash “polici i mirë/polici i keq. Prindërimi është shumë i vështirë. Kjo është e vetmja mënyrë si mund ta shpjegoj. Është puna më shpërblyese në të gjithë botën. Nuk ka asgjë që të përgatit për të, nuk ka rëndësi sa gjatë pret. Kurrë nuk mund të jesh i përgatitur”.

Sipas saj, e vetmja mënyrë është që ta zbulosh vetë dhe kur ta bësh këtë, do të ndihesh krenare për veten.

Artikuj të sugjeruar:

 

MOS I HUMBISNI