Celebrity

Eurovision: Këngëtarja shpjegon kuptimin e gjestit me gishtin e mesit

Shkruar nga Anabel

16 Maj 2023

Eurovision: Këngëtarja shpjegon kuptimin e gjestit me gishtin e mesit

Eurovision mbaroi, por polemikat duket se vazhdojnë.

Gjatë finales së të shtunës, përfaqësuesja e Francës, La Zarra – e cila u ngjit në skenë për të përformuar këngën “Évidemment” – nuk u duk fort e emocionuar me rezultatin: 55 pikë nga juria dhe 50 pikë nga publiku.

Pasi u dha rezultati i pikëve të publikut, La Zarra e paentuziazmuar u shfaq në kamera duke reaguar: ngriti njërën dor dhe më pas i drejtoi kamerës gishtin e mesit.

Reagimet e njerëzve qenë të menjëhershme. “Vajza nga Franca po u drejton gishtin e mesit njerëzve? A thua se është faji ynë që ishe shumë keq???” tha dikush. “A na drejtoi gishtin e mesit vajza nga Franca apo e pashë unë gabim?” tha një tjetër.

Megjithatë, në një intervistë me kanalin francez BFM TV, La Zarra – e cila ka lindur në Kanada nga prindër marokenë, emri i vërtetë i së cilës është Fatima-Zahra Hafdi – këmbënguli se gjesti ishte keqinterpretuar, duke thënë se ajo ka një "kulturë të dyfishtë".

“Duhet të kuptoni se, megjithëse përfaqësoj Francën, kam edhe një kulturë të dyfishtë dhe nuk është një gjest negativ. Përkundrazi, është thjesht një gjest zhgënjimi që përdorim mes miqsh,” tha ajo. “Megjithatë, e kuptoj se në vende të tjera konsiderohet një gjest tjetër.”

Nga kërkimet tona në internet, nxjerrja e gishtit të mesit konsiderohet një gjest pasjellshëm edhe në kulturën franzece, marokene apo atë kanadeze. Por ok La Zarra, po të besojmë! ;)