Hailey Bieber, në një intervistë për “The Sunday Times”, foli për të ardhmen dhe dëshirën për të zgjeruar familjen, së bashku me bashkëshortin e saj, Justin Bieber.
“Seriozisht, qaj gjithë kohës për këtë. Dua fëmijë, por kam frikë. Mjafton fakti që njerëzit thonë gjëra për mua, bashkëshortin dhe miqtë e mi. S’e imagjinoj dot që të përballem me njerëz që thonë gjëra për një fëmijë”, u shpreh Hailey.
Shpeshherë, Bieber ka qenë në qëndër të kritikave në internet, fillimisht për martesën e saj me Justin Bieber, e cila nuk u mirëprit nga fansat e Selena Gomez dhe disa muaj më parë, me vetë Selena Gomez. Mes tyre nisi një dramë që u ushqye shumë nga fansat e Selena-s, por përfundoi pasi të dyja vajzat komunikuan me njëra-tjetrën dhe i bënë thirrje internetit që të ndalë bullizimin online. (Artikullin e plotë mbi dramën e vajzave, e lexoni këtu).
Artikuj të sugjeruar:
- Besojmë se do ta adhurosh & rikrijosh këtë kombinim të Hailey Bieber
- “Fustanet e gjumit” janë sërish në modë dhe i aprovon Hailey Bieber dora vetë
- Gocat e famshme si Hailey Bieber apo Dua Lipa po kthejnë në trend këto pantallona
- Hailey Bieber flet për momentet e trishta dhe të vështira që ka përjetuar gjatë këtij viti
- Kjo foto e Hailey Bieber do ju bëjë të blini një fustan të shkurtër e të zi në sekondë!