Muzika

Eurovision: Sa janë shanset që të fitojë sërish Ukraina? Epo, jo 0

Shkruar nga Anabel

13 Maj 2023

Eurovision: Sa janë shanset që të fitojë sërish

Historia ka treguar se fuqia e politikës mund të ndikojë te Kupa e Botës, Lojërat Olimpike dhe konkurse si Festivali Europian i Këngës, i njohur si Eurovision.

Sot në mbrëmje (e shtunë, 13 maj) do të zhvillohet një nga mbrëmjet më politike të Eurovision-it ndër vite. Këtë vit, konkursi zhvillohet në Liverpul, por i është dhënë tërthorazi edhe fokus luftës në Ukrainë, e cila ka pak gjasa të përfundojë së shpejti.

Ndonëse kërkesa e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy për të dhënë një fjalim gjatë finales u refuzua pasi organizatorët ishin të shqetësuar se rrezikonte politizimin e konkursit, edicioni i këtij viti ka jo pak elementë të politizuar.

Eurovision: Sa janë shanset që të fitojë sërish

Finalja do të hapet me një performancë të fituesve të vitit të kaluar, grupit Kalush Orchestra, të cilët do të këndojnë këngën “Stefania”, e cila pas zhvillimeve të luftës u shndërrua në një himn për vuajtjet e nënave ukrainase.

Eurovision: Sa janë shanset që të fitojë sërish

Përpos kësaj, Kroacia përfaqësohet këtë vit me këngën “Mama SC” të grupit Let 3. Në këngë, ata tallen me diktatorë si Vladimir Putin. "Traktori" i cili përmendet shumë herë gjatë këngës është me sa duket një referencë për presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko, i cili ka ndihmuar Rusinë në pushtimin e Ukrainës, duke përfshirë dhurimin e një traktori për Putinin për 70-vjetorin e tij. Performanca e grupit përmban edhe raketa në skenë. Ata e quajnë Putinin një “krokodil psikopat”.

Eurovision ka pretenduar gjithmonë të jetë apolitik, duke e bërë pjesëmarrjen e Kroacisë të pazakontë në konkursin e këtij viti. Performanca e Zvicrës përmban raketa dhe teskt të tillë: "Unë nuk dua të jem ushtar, ushtar. Nuk dua të luaj me gjakun e vërtetë.”

Ukraina synon të bëhet vendi i parë që nga Irlanda në vitin 1994 që fiton në dy vite radhazi. Këtë vit, shteti përfaqësohet nga Tvorchi, një grup i muzikës elektronike.

Eurovision: Sa janë shanset që të fitojë sërish

Dyshja, të cilët kaluan në tapetin e bruztë të Eurovision këtë javë me xhaketa ku shkruheshin emrat dhe peshat e foshnjave që kishin lindur para kohe për shkak të luftës, po mbledhin para për të blerë inkubatorë për të porsalindurit në Ukrainë.

Kënga e tyre “Heart of Steel” (Zemra e çelikut) përcjell mesazhin që askush nuk duhet të dorëzohet përballë fatkeqësive. Për shkak të detajeve, dukshëm kënga është një simbol për rezistencën e Ukrainës ndaj pushtimit rus. Madje për tekstin e këngës shërbeu si frymëzim ushtria ukrainase që mbrojti strukturën metalurgjike (hekur dhe çelik) Azovstal nga sulmet ruse në Mariupol.

Gjithsesi, kushdo që pret që Ukraina të fitojë duhet të marrë parasysh konkurrencën e fortë me emra si Suedia, Finlanda, Izraeli etj. Sidoqoftë, shanset nuk janë 0 për Ukrainën.