Marredhenie

Nëse këto 5 situata përkojnë me lidhjen tënde, ndoshta duhet të ndahesh

Shkruar nga Anabel

12 Maj 2023

Nëse këto 5 situata përkojnë me lidhjen tënde, ndoshta
Manathsa


Të kuptosh nëse duhet t’i japësh apo jo fund marrëdhënies, është sigurisht një sfidë shumë e madhe dhe mbi të gjitha, një vendim tejet personal. Gjithsesi, nëse të ndihmon, ne të tregojmë 5 shenja që ndoshta të thonë: “Është koha të ndahesh!”.

Ndihesh i/e parëndësishëm/me në lidhjen tënde

Nëse shpeshherë ndihesh sikur partneri/ja të neglizhon, apo s’e vret mendjen shumë për lidhjen tuaj, ndoooshta është një tregues i qartë se nuk i jep më rëndësi marrëdhënies që keni ndërtuar.

Nuk bini dakord për të ardhmen

Nëse flisni për të ardhmen dhe nuk bini dakord, apo tensionohet situata dhe përfundoni gjithnjë në sherr apo të mërzitur, mbase nuk arrini ta imagjinoni veten me njëri-tjetrin. Gjithashtu, është mirë që t’i bësh vetes këtë pyetje: “Si e shoh veten pas një viti, me apo pa atë?” dhe përgjigjja do të të ndihmojë që të marrësh një vendim.

Të irriton prezenca e tij/saj
 
Nëse ndien se po e humbet toruan dhe do t’i bërtasësh sa herë tregon një shaka që s’të bën fare për të qeshur, apo një histori të mërzitshme, është momenti që të uleni dhe të flisni seriozisht për raportin tuaj.
 
Nuk të duket edhe aq seksi
 
Është një problem i përgjithshëm për çiftet, që pas njëfarë kohe të mos tërhiqen më nga partneri. Për fat të keq, askush nuk mund ta nxisë, apo imponojë tërheqjen, ndaj nëse mendon se ka mbaruar si ndjesi, mbase është momenti t’i japësh fund lidhjes.
 
Nihesh sikur ke ngecur
 
Çdo lidhje ka ulje-ngritjet e veta, por nëse për shumë kohë ke ndierë vetëm mërzi dhe ndihesh sikur ke ngecur në të njëjtin vend, është më mirë ta diskutosh këtë me personin tjetër. Rivlerësoni cilësitë e lidhjes suaj dhe përpiquni të ndërmerrni aventura së bashku, ose të bëni një hap të ri në lidhjen tuaj.

Artikuj të sugjeruar: