Mërkuri në prapavijë po ngatërron gjithçka, po rikthen ish-partnerë, po bën namin. Ja, e freskët fare: Gigi Hadid dhe Leo DiCaprio janë fotografuar bashkë në Manhattan, duke rikthyer edhe njëherë thashethemet për romancë.
Modeja, 28 vjeç dhe aktori, 48 vjeç janë takuar në një restorant italian së bashku me një grup të madh miqsh (sipas burimeve) dhe nuk kanë dalë bashkë nga restoranti, por me një diferencë prej 3 minutash. Saktësisht, Leo ka dalë i pari dhe pas 3 minutave, Gigi.
Nuk është hera e parë që DiCaprio dhe Hadid janë parë bashkë, që pas zërave se dyshja i kishte dhënë fund marrëdhënies, pasi gjërat thjesht ishin ftohur. Për herë të fundit, dyshja u pa bashkë në mars, pas eventit të çmimeve Oscar.
Nejse, për çdo gjë që ndodh deri më 14 maj, fajësojmë Mërkurin. Pastaj, mbajmë përgjegjësi vetë.
Artikuj të sugjeruar:
- Pra, si shkojnë gjërat nga fronti Leo – Gigi?
- Ç’po ndodh? Pasi i dhanë fund marrëdhënies, Leo dhe Gigi shfaqen në të njëjtin vend
- Edhe pse e ka qejf, Gigi nuk ka në plan “t’i shkojë pas” Leo DiCaprio-s
- Ç’ndodhi me Gigi-n? Thuhet se Leo po del me aktoren 23-vjeçare
- Ish-i i Gigi-t është arsyeja pse ajo dhe Leo DiCaprio e mbajnë lidhjen *kaq* private
- Zayn Malik i bën unfollow Gigi-t, pas zërave se ajo po del me Leo DiCaprio-n