Health

Pse komentet e Efit dhe Luizit në lidhje me psikologët janë shuuumë problematike

Pse komentet e Efit dhe Luizit në lidhje me psikologët janë

Një diskutim brenda shtëpisë së "Big Brother VIP Albania" është përqendruar te psikologët dhe nisur nga fakti se sa delikate janë temat e shëndetit mendor, e pamë të arsyeshme ta trajtonim në këtë artikull, duke marrë në konsideratë ndikimin që formate të tilla reality show kanë te masa, sidomos te të rinjtë.

Gjatë një bisede, Luizi u habit nga numri i herëve që vajzat, konkretisht Deamishel dhe Efi, kishin takuar psikologët gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së “Big Brother”. Menjeherë, Luizi nisi me batuta, shaka dhe ironi në lidhje me faktin që ato ishin konsultuar shumë herë me psikologët.

Efi, nga ana tjetër, tha: “Unë kisha pesë muaj [që bëja seanca] me psikolog. Nuk rrija dot pa psikolog.” “Ç’keni ju?!” pyet Luizi i habitur. “Vetë e keni kërkuar gjithmonë [që të takoni psikologët këtu në BBVA]?! Edhe më thoni mua ‘s’je normal’,” shton më pas.

Në vijim të bisedës, Efi thekson: “Unë nuk do ta lë kurrë psikologen. Një jetë do ta kem. Nga një anë, më mirë t’ia them psikologes, sesa të shkosh e t’ia thuash një shoqeje. Nuk dua më fare, jam në një fazë që s’dua t’i qahem, t’i ankohem njeriu dhe as t’i them njeriu se çfarë problemesh kam. S’dua fare. Dua thjesht të kem psikologen time.”

Në këtë bisedë, përveç Deas që e ka të qartë dhe në rregull konceptin për psikologët – e cila thotë se “psikologët të ndihmojnë të kuptosh veten, të shkarkohesh, të kuptosh gabimet e tua” – narrativat e Luizit (ironi për faktin që dikush kërkon ndihmë te psikologu) dhe e Efit (që lloj varësie ndaj psikologëve) janë të gabuara.

Për një mendim më të specializuar për këtë diskutim, ne kontaktuam me Besarta Taçin, psikotraumatologe dhe presidente e shoqatës EMDR Albania.

Pse komentet e Efit dhe Luizit në lidhje me psikologët janë
Besarta Taçi
Psikotraumatologe dhe presidente e shoqatës EMDR Albania.

“Pas gjithë këtyre muajve ku më është kërkuar shpesh mendimi im përsa i përket ‘Big Brother’, vendosa të thyej heshtjen, por për një arsye shumë të rëndësishme. Pra, për një diskutim që është bërë brenda asaj shtëpie nga tre banorë ku fjalët që thuhen në lidhje me figurën e psikologut nga Efi dhe nga Luizi mundet të krijojnë një konfuzion te gjithë ata persona që po mendojnë të kërkojnë ndihmë dhe të gjithë ata të tjerët që në një lloj mënyre kanë një vështirësi për të kërkuar ndihmë dhe ndoshta me këto fjalë nuk do të kërkojnë kurrë ndihmë,” u shpreh ajo për Anabel.

“Pse e shikoj situatën kaq deliate? Pse mendoj se do të ketë shumë ndikim te popullata? Sepse mënyra se si kjo temë debatohet nga banorët është shumë sipërfaqësore dhe fatkeqësisht edhe eksperienca që sillen në lidhje me marrëdhënien me një psikolog është një eksperiencë e pashëndetshme,” shtoi më tej.

Taçi u ndal fillimisht te diskutimi i Efit.

“Tema që Efi sjell është një nga temat më delikate; pra, me fjalinë “Para se të hyja në ‘Big Brother’, unë nuk rrija dot pa një psikolog” dhe me përforcimin e fjalisë me “Unë nuk kam për ta lënë kurrë një psikolog”. Këtu ajo nuk nënkupton një marrëdhënie të shëndetshme mes një profesionisti të shëndetit mendor dhe një personi. Profesionistët e shëndetit mendor nuk krijojnë varësi, nuk duhet të krijojnë varësi. Mënyra sesi Efi e sjell, duket sikur në një farë mënyre zgjon një nga frikërat më të mëdha të personave: “Nëse kërkoj ndihmë, a do të di të menaxhoj problematikat e mia?” Kjo është shumë delikate si çështje.

 

Efi vazhdon duke thënë që “është më mirë që unë t’i flas gjërat me një psikologe, sesa me shoqërinë; jam lodhur duke shprehur problemet e mia me shoqërinë”. Edhe ky është një tjetër aspekt shumë i dëmshëm, sepse normalisht një psikolog nuk jep këshilla dhe nuk është miku dhe shoku yt. Një psikolog orienton në atë që mund të jetë gjendja shëndetësore, emocionale, psikologjike e momentit. E mbi të gjitha, një marrëdhënie terapeutike ka një fillim, një zhvillim dhe një mbarim. Psikologët nuk janë aty për të qenë shoqërues gjatë gjithë jetës. Nëse kjo ndodh, do të thotë se ka diçka që nuk shkon.”

Në lidhje me deklaratat e Luizit, ajo theksoi se mënyra e komunikimit është e rrezikshme.

“Ironizimi dhe kjo mënyra që gjithçka transformohet në një mekanizëm për të bërë për të qeshur, për të bërë show, është problematike. Luizi vërtet duhet të reflektonte dhe vetëm për shëndetin mendor nuk duhet të ironizojmë. Në këtë komunikim, tjetër gjë janë psikologët e produksionit që shpeshherë suportojnë banorët dhe diçka tjetër, totalisht ndryshe, është kërkesa për ndihmë. Jemi në një epokë, sidomos post-pandemisë, ku çrregullimet e humorit, ankthit dhe depresionit, sidomos te të rinjtë, janë drama më e madhe. Po ndodh ajo që ne e quajmë epidemia e padukshme rreth nesh. Kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm.”

“Mesazhi që dua të jap është: Sot, shumë njerëz, fatmirësisht, po kërkojnë ndihmë dhe numri i gjinisë mashkullore që kërkon ndihmë, që dikur ka qenë shumë më i ulët para pandemisë, po rritet. Kush kërkon ndihmë, jo vetëm që ndihmon veten, por ndihmon çdo person rreth e përqark që të ketë një jetë më të shëndetshme. Ne duhet të mbështesim të gjithë personat që mundohen të japin maksimumin dhe më të mirën për vete. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për konceptet që përcjellim, sidomos në këtë reality show.

Gjithmonë duhet të nënvizojmë faktin se nëse kemi mundësinë të japim një shembull të mirë dhe të vlefshëm, duhet ta sjellim. Nëse kemi dyshime, ndoshta do të ishte më mirë të informohemi përpara se të shprehemi,” përfundoi ajo.

Shënim nga redaksia: Të shkosh te një psikolog mund të ketë ndikim të thellë në mirëqenien tuaj mendore dhe emocionale. Duke kërkuar ndihmë te një profesionist, ju mund të fitoni njohuri dhe të mësoni mekanizma efektivë që do t’ju ndihmojnë të përballeni me sfidat tuaja. Mos harroni, të kërkoni ndihmë është shenjë force.

Artikuj të tjerë të rekomanduar:

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Why the 2 comments of Efi and Luiz regarding psychologists are so problematic

Pse komentet e Efit dhe Luizit në lidhje me psikologët janë

A discussion inside the house of "Big Brother VIP Albania" has focused on psychologists, and given the fact that the topics of mental health are delicate, we thought it reasonable to address it in this article, considering the impact that such reality show formats have to the masses, especially the young,

During a conversation, Luizi was surprised by the number of times that the girls, specifically Deamishel and Efi, had met psychologists during their stay inside the "Big Brother" house. Immediately, Luiz started with jokes, jokes and irony about the fact that they had consulted psychologists many times.

Efi, on the other hand, said: "I had five months [of sessions] with a psychologist. I couldn't live without a psychologist." "What do you have?!" asked Louis in surprise. "Have you always asked [to meet the psychologists here at BBVA]?! Even tell me 'you're not normal'," he adds later.

Following the conversation, Efi emphasizes: "I will never leave the psychologist." I will have a life. On the one hand, I'd rather tell the psychologist than go and tell a friend. I don't want to at all anymore, I'm at a stage where I don't want to cry, complain to the man or even tell the man what problems I have. I don't want at all. I just want to have my psychologist.”

In this conversation, apart from Dea who has the concept of psychologists clear and in order - who says that "psychologists help you to understand yourself, to discharge yourself, to understand your mistakes" - Luiz's narratives (the irony of the fact that someone asks help from a psychologist) and Efit (which type of addiction to psychologists) are wrong.

For a more specialized opinion on this discussion, we contacted Besarta Taçin , psychotraumatologist and president of the EMDR Albania association.

Pse komentet e Efit dhe Luizit në lidhje me psikologët janë
Besarta Taçi
Psychotraumatologist and president of the EMDR Albania association.

“Pas gjithë këtyre muajve ku më është kërkuar shpesh mendimi im përsa i përket ‘Big Brother’, vendosa të thyej heshtjen, por për një arsye shumë të rëndësishme. Pra, për një diskutim që është bërë brenda asaj shtëpie nga tre banorë ku fjalët që thuhen në lidhje me figurën e psikologut nga Efi dhe nga Luizi mundet të krijojnë një konfuzion te gjithë ata persona që po mendojnë të kërkojnë ndihmë dhe të gjithë ata të tjerët që në një lloj mënyre kanë një vështirësi për të kërkuar ndihmë dhe ndoshta me këto fjalë nuk do të kërkojnë kurrë ndihmë,” u shpreh ajo për Anabel.

“Pse e shikoj situatën kaq deliate? Pse mendoj se do të ketë shumë ndikim te popullata? Sepse mënyra se si kjo temë debatohet nga banorët është shumë sipërfaqësore dhe fatkeqësisht edhe eksperienca që sillen në lidhje me marrëdhënien me një psikolog është një eksperiencë e pashëndetshme,” shtoi më tej.

Taçi u ndal fillimisht te diskutimi i Efit.

“Tema që Efi sjell është një nga temat më delikate; pra, me fjalinë “Para se të hyja në ‘Big Brother’, unë nuk rrija dot pa një psikolog” dhe me përforcimin e fjalisë me “Unë nuk kam për ta lënë kurrë një psikolog”. Këtu ajo nuk nënkupton një marrëdhënie të shëndetshme mes një profesionisti të shëndetit mendor dhe një personi. Profesionistët e shëndetit mendor nuk krijojnë varësi, nuk duhet të krijojnë varësi. Kjo mënyra sesi Efi e sjell, duket sikur në një farë mënyre sikur zgjon një nga frikërat më të mëdha të personave: “Nëse kërkoj ndihmë, a do të di të menaxhoj problematikat e mia?” Kjo është shumë delikate si çështje.

Efi vazhdon duke thënë që “është më mirë që unë t’i flas gjërat me një psikologe, sesa me shoqërinë; jam lodhur duke shprehur problemet e mia me shoqërinë”. Edhe ky është një tjetër aspekt shumë i dëmshëm, sepse normalisht një psikolog nuk jep këshilla dhe nuk është miku dhe shoku yt. Një psikolog orienton në atë që mund të jetë gjendja shëndetësore, emocionale, psikologjike e momentit. E mbi të gjitha, një marrëdhënie terapeutike ka një fillim, një zhvillim dhe një mbarim. Psikologët nuk janë aty për të qenë shoqërues gjatë gjithë jetës. Nëse kjo ndodh, do të thotë se ka diçka që nuk shkon.”

Në lidhje me deklaratat e Luizit, ajo theksoi se mënyra e komunikimit është e rrezikshme.

“Ironizimi dhe kjo mënyra që gjithçka transformohet në një mekanizëm për të bërë për të qeshur, për të bërë show, është problematike. Luizi vërtet duhet të reflektonte dhe vetëm për shëndetin mendor nuk duhet të ironizojmë. Në këtë komunikim, tjetër gjë janë psikologët e produksionit që shpeshherë suportojnë banorët dhe diçka tjetër, totalisht ndryshe, është kërkesa për ndihmë. Jemi në një epokë, sidomos post-pandemisë, ku çrregullimet e humorit, ankthit dhe depresionit, sidomos te të rinjtë, janë drama më e madhe. Po ndodh ajo që ne e quajmë epidemia e padukshme rreth nesh. Kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm.”

“Mesazhi që dua të jap është: Sot, shumë njerëz, fatmirësisht, po kërkojnë ndihmë dhe numri i gjinisë mashkullore që kërkon ndihmë, që dikur ka qenë shumë më i ulët para pandemisë, po rritet. Kush kërkon ndihmë, jo vetëm që ndihmon veten, por ndihmon çdo person rreth e përqark që të ketë një jetë më të shëndetshme. Ne duhet të mbështesim të gjithë personat që mundohen të japin maksimumin dhe më të mirën për vete. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për konceptet që përcjellim, sidomos në këtë reality show.

Gjithmonë duhet të nënvizojmë faktin se nëse kemi mundësinë të japim një shembull të mirë dhe të vlefshëm, duhet ta sjellim. Nëse kemi dyshime, ndoshta do të ishte më mirë të informohemi përpara se të shprehemi,” përfundoi ajo.

Editor's note: Seeing a psychologist can have a profound impact on your mental and emotional well-being. By seeking help from a professional, you can gain knowledge and learn effective mechanisms that will help you face your challenges. Remember, asking for help is a sign of strength.

Other Recommended Articles: