Lifestyle

Kur flitet për gatimin, cila është gjëja e parë që ju vjen ndër mend?

Kur flitet për gatimin, cila është gjëja e parë që

Bëjani këtë pyetje vetes dhe mbyllni sytë. Mua më vijnë në mendje aroma të ndryshme lidhur me fëmijërinë. Mamaja ime, gjyshja, soba me dru, biskotat, keku me arra... Për mua gatimi është një terapi. A e dini se lidhja mes aromave dhe kujtesës është një ndër lidhjet më të forta mes shqisave dhe neuroneve?

Kur ekspozohen ndaj një arome të caktuar, njerëzit mund të përjetojnë një kujtim që mund të datojë që nga vitet e fëmijërisë së tyre të hershme. Shqisa e nuhatjes nxit kujtime emocionale brenda nesh për shkak të vendndodhjes anatomike brenda trurit të njeriut.

Kur flitet për gatimin, cila është gjëja e parë që

Pikërisht kështu ka lindur edhe KitchenAid.

Ideja e një mikseri statik u formulua për herë të parë nga Herbert Johnston, një inxhinier që punonte në Korporatën Hobart. Ai, i frymëzuar nga një bukëpjekës që përziente brumin, dhe nga aromat që një bukë e sapopjekur sjell në shtëpi, mendoi se duhet të ketë një mënyrë më të mirë për ta bërë këtë proces. Në vitin 1914, ai filloi zhvillimin e modelit të parë në botë të mikserit industrial, i cili u përshtat më pas në modele alternative më të lehta për përdorim shtëpiak.

Kur flitet për gatimin, cila është gjëja e parë që

KitchenAid nuk është thjesht një markë tregtare për pajisjet e vogla të kuzhinës. KitchenAid është lindja e një filozofie të re për mënyrën e të ushqyerit dhe gatimin e përgatitur në shtëpi.

Ashtu sikurse kujtesa jonë krijon ura të forta përjetimesh mbi ngjarje e emocione ndër vite, KitchenAid kthehet për çdo familje në një urë të fortë lidhëse mes brezash, që bashkon aroma e kujtime të mbesës me gjyshen, të fëmijëve me prindërit. Pajisjet KitchenAid janë pjesë e trashëgimisë së familjes, ashtu sikurse edhe gjërat tona më me vlerë lidhen ngushtë me konceptin e vijimësisë së jetës.

Është një histori që flet për më shumë se 100 vjet, dhe në tërë këto vite ka shumë gjëra për të treguar që lidhen drejtpërsëdrejti me dashurinë për ushqimin e jo vetëm. Historitë e KitchenAid janë histori suksesi të një produkti që flet me familjet, bëhet pjesë e historisë së tyre falë jetëgjatësisë së spikatur.

Kur flitet për gatimin, cila është gjëja e parë që

Shumë gjera kanë evoluar përgjatë një shekulli, por disa prej tyre nuk duhet të ndryshojnë kurrë. Këto pajisje janë shtyllat e forta, që i rezistojnë kohës dhe evolimit të nevojave.

Tashmë, KitchenAid mund të flasë dhe për familjet shqiptare. Më në fund Elektromagjia e sjell atë edhe në vendin tonë, për të përcjellë vlerën më të fortë që ne si popull ruajmë ende. Familjen!

Tashmë, mund t’i gjeni pajisjet KitchenAid në showroom-et e Elektromagjisë në Tiranë; Vasil Shanto  dhe Prestige Home Center, si edhe në qytetet e Fierit dhe Vlorës.

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!