David Beckham tregoi se të jetuarit me çrregullimin obsesiv-kompulsiv (OCD) e bën atë të kalojë orë të tëra duke pastruar dhe organizuar shtëpinë, ndërsa pjesa tjetër e familjes është në shtrat.
“Kur të gjithë janë në shtrat, unë hedh një sy vërdallë dhe pastroj qirinjtë, ndez dritat në mjedisin e duhur, sigurohem që gjithçka të jetë e rregullt. E urrej që të zbres në mëngjes dhe të ketë gota, pjata dhe, e dini, tasa,” tha ai në një dokumentar të ardhshëm në Netflix.
“Unë heq dyllin e qiririt, pastroj xhamin, është gjëja që më bezdis më shumë, tymi rreth pjesës së brendshme te një qiri,” shtoi më pas.
Kur ekipi që filmonte komentoi e pastërtinë e kuzhinës, Beckham thotë: "Unë e pastroj aq mirë, por nuk jam i sigurt që në fakt vlerësohet kaq shumë nga gruaja ime, me gjithë sinqeritet."
Si përgjigje, Victoria Beckham thotë "Ai është kaq i përsosur" dhe thekson se e vlerëson faktin që ai pastron.
David Beckham u shpreh se i duken "të lodhshme" ritualet e pastrimit, por "ndihet i detyruar t’i bëjë.”
Beckham e ka diskutuar OCD-në edhe më parë. Ai tha për Daily Mail se rrobat dhe revistat i vendoste në vija të drejta dhe modele simetrike.
“Unë kam OCD dhe dua që gjithçka të jetë në një vijë të drejtë ose gjithçka të jetë çift. Unë i vendos kanaçet e mia Pepsi në frigorifer dhe nëse ka shumë, atëherë do t’i vendos në një vend tjetër diku. Çdo gjë duhet të jetë perfekte."
Dokumentari për jetën e ish-futbollistit do të paraqesë pamje dhe intervista me njerëz që luajtën një rol të rëndësishëm në karrierën e tij.
OCD është një çrregullim në të cilin një person ka mendime të pakontrollueshme, të përsëritura dhe/ose sjellje për të cilat ai ose ajo ndjen dëshirën për t'i përsëritur.
Disa nga simptomat janë:
1. Të ndjerit përgjegjës kur dikush lëndohet; mendimi se është faji juaj apo ju mund ta kishit parandaluar.
2. Fiksimi pas simetrisë, rregullit dhe ritualeve në lidhje me numrat.
3. Fiksimi pas pastërtisë, larjes dhe ritualeve të pastrimit.
4. Neveri për mendime në lidhje me dhunën, seksin dhe fenë.
5. Mbledhja e shumë “rraqeve”, për t'i patur ose për t'i bërë koleksion.