Disa herë, ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt, Aleksandër Varfaj, ka bërë postime në të cilat “akuzon” tërthorazi aktoren se nuk e lejon që të takojë vajzën e tyre, Viktorian.
View this post on Instagram
Për këtë, Rudina ka bërë një reagim publik, ku shprehet: “Unë di të të them që nga ana ime, nuk është penguar dhe nuk do të pengohet kurrë që fëmija im të takojë prindin e vet. Nuk do ta bëj këtë kurrë dhe për këtë të betohem për kokën e saj”, thotë Rudina në një video në Instagram, pasi një ndjekës i bën pyetjen nëse është e vërtetë që vajza nuk takon të atin.
View this post on Instagram
Disa kohë më parë, Aleksandri postoi një foto me të bijën në Instastory, ku shkruante: “Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli”. Asokohe është diskutuar shumë nëpër media se Rudina nuk e lejon vajzën të takohet me të atin e saj dhe tanimë, Rudina sqaron publikun përmes videos të mësipërme.